Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Katastrofa diplomatike e SHBA në Shqipëri

Katastrofa diplomatike e SHBA në Shqipëri

Nga Ornela Darova - 14/12/2021

Yuri Kim u emërua ambasadore e SHBA në Shqipëri në fund të 2019 dhe e nisi misionin e saj diplomatik në janar 2020. Në më pak se dy vjet, ajo është shndërruar në një figurë polemizuese dhe e mirënjohur, që shfaqet vazhdimisht në faqet e para të gazetave e portaleve, e madje del edhe në talk shows në televizionet vendase.

Ajo ka qenë promovuese e fortë e reformës në drejtësi të nxitur nga SHBA dhe BE si kusht për anëtarësimin, e cila në thelb ka luftën kundër korrupsionit përmes 1) procesit të vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve dhe 2) krijimit të një organi gjyqësor të pavarur të quajtur SPAK (Struktura Speciale Anti-Korrupsion) e cila fokusohet në hetimin e rasteve madhore të korrupsionit bashkë me gjykatat speciale.

Vettingu ka bërë të mundur dispozita të shumta transitore në Kushtetutë që supozoheshin të skadonin më 2021. E megjithatë, është e nevojshme një zgjatje sepse nisma dështoi të përfundonte në afatin e përcaktuar.

Sidoqoftë, vettingu ka shkarkuar rreth gjysmën e gjyqtarëve të testuar, përfshirë thuajse të gjithë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, të cilat ishin jofunksionale për tre vjet.

Kjo ishte një periudhë e shfrytëzuar nga qeveria për të miratuar ligje anti-kushtetuese që cenonin ashpër lirinë e shtypit dhe të drejtat civile, si dhe shkatërronin trashëgiminë kulturore të vendit.

Emërimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese u bë kur opozita kishte braktisur parlamentin në shenjë proteste kundër emërimit jokushtetues të Prokurores së Përgjithshme të ashtuquajtur ‘e përkohshme’ Arta Marku. Ky vendim nuk mund të sfidohej pasi nuk kishte Gjykatë Kushtetuese.

Ky zinxhir koincidencash njollosi reputacionin e institucioneve të sapongritura që para se ato të nisnin punë. Prandaj ekzistojnë shqetësime rreth paanësisë së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të emëruar nga parlamenti monist. Tani që është funksionale, vendimet e saj janë dyshimta dhe duket se shmangin qëllimisht problemet për partinë në pushtet.

Akuza të ngjashme janë bërë për operacionet e SPAK-ut. Ambasadorja Yuri Kim këmbëngul që reforma në drejtësi është e suksesshme, por nuk ka transparencë në lidhje me kriteret e përdorur për të bërë këto deklarata. Dimë që besimi i publikut te reforma në drejtësi ka rënë çdo vit që nga momenti i nisjes, sidomos në aspektin e zbatimit.

Treguesit e korrupsionit po përkeqësohen në vend që të përmirësohen, teksa kapja e shtetit rëndohet në mënyrë thelbësore. Komisioni i Venecias e ka kritikuar reformën në drejtësi dhe është raportuar se zyrtarë të BE e kanë shkurajuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për të ecur në të njëjtën rrugë.

Kjo ka bërë që vende ballkanike të refuzojnë t’u nënshtrohen reformave të ngjashme pasi kanë parë rezultatet e Shqipërisë. As investuesit amerikanë nuk duket se e vlerësojnë rrugën në të cilën po ecën Shqipëria: besimi i biznesit në Shqipëri ka rënë në pikën më të ulët sipas Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, me 71% të investuese që e konsiderojnë klimën për biznes si të pafavorshme.

Në prill 2021 u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë mes akuzave për blerje votash, keqpërdorje të fondeve shtetërore, monitorime masive dhe dhunim të privatësisë, presion mbi administratën publike, abuzim me kufizimet për Covid 19 për të ndaluar diasporën të votonte.

Si për të zgjatur zinxhirin e koincidencave, pak ditë pas zgjedhjeve, themeluesi dhe ish lideri i opozitës, Sali Berisha, u deklarua non grata nga Sekretari i Departamentit të Shteti Antony Blinken, me akuza për korrupsion të madh.

Elektorati i opozitës e pa këtë më tepër si një sulm i paramenduar se sa lëvizje për drejtësi, pasi Berisha ka qenë jashtë funksioneve me pushtet prej më tepër se tetë vitesh.

Berisha bëri padi kundër Antony Blinken për shpifje dhe e sfidoi të paraqiste çfarëdolloj prove. Sfida mbeti pa përgjigje zyrtare.

Në korrik, Ambasadorja Kim i bëri presion liderit aktual të opozitës të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar. Me sa duket presioni ka qenë tepër i fortë deri sa ai e pranoi.

Kjo kërkesë nga SHBA ishte momenti i lindjes së një krize të thellë në partinë opozitare, teksa shumë anëtarë e kundërshtuan përjashtimin e liderit historik, vendim i marrë pa transparencë. Opozita, tashmë pas tri humbjeve radhazi, është në pikën më të ulët në histori. Në përgjigje të disa akuzave për përkrahje të partisë në pushtet me veprimet e saj, ambasadorja amerikan, para zgjedhjeve, specifikoi se ‘SHBA nuk përkrah asnjë parti apo kandidat’.

Duhet theksuar se presioni i ambasadores dhe i Sekretarit të Shtetit për përjashtimin e Berishës nga skena politike kanë dhënë efekt të kundërt. Pavarësisht kundërshtive të shumta, Berisha mbetet lideri historik që udhëhoqi vendin gjatë tranzicionit post-komunist dhe një mik prej një kohe të gjatë i SHBA, duke përfaqësuar iniciatorin e një ere të re demokracie e lirie për shumë shqiptarë.

Ndaj nuk është befasues që shumë shqiptarë që kanë përkrahur Berishën për dekada nuk besojnë te të emëruarit e Amerikës si më parë, dhe ata nuk i besojnë as kryetarit aktual të partisë.

77-vjeçari Sali Berisha ka një moment politik që nuk e ka pasur prej dhjetë vitesh. Por edhe ata që nuk e përkrahin Berishën kanë arsye të mos jenë të lumtur me veprimet e diplomacisë amerikane që e rikthyen atë në radhën e parë politike.

Kulmi i arrit në fillim të nëntorit, kur ambasadorja amerikane deklaroi publikisht se Washingtoni do ta ndalonte dialogun me partinë opozitare në Berisha rikthehej si kryetar i saj.

Kjo është një deklaratë problematike: para së gjithash, teksa partia ka një statut dhe një mënyrë demokratike për të zgjedhur liderin e partisë, kërcënimi i ambasadores përkthehet lehtësisht si mungesë respekti për demokracinë dhe elektoratin shqiptar.

Së dyti, teksa Berisha po mbledh përkrahjeje të madhe falë turit ekstensiv në shumicën e territorit të vendit, ka gjasa që ai vërtet të bëhet lideri i ri: ndaj nuk është e qartë nëse Ambasada e SHBA planifikon të mbështesë vetëm partinë në pushtet, duke shkelur çdo parim të diplomacisë jopartizane dhe duke u armiqësuar me një pjesë të madhe të vendit që historikisht ka qenë shumë pro-amerikan.

Marrë nga Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gjergj simaku15/12/2021 12:30

Me keta hale ambasadore si puna e Qimit, do tja shohim hajrin njelloj si Jugosllavise se Titos deri ne 1948, Bashkimit sovjetik te stalinit deri ne 1960 dhe Kines se madhe te Mao Ce Dunit deri ne 1978. Sic kemi bertitur per to do brohorasim edhe per ameriqine e madhe se ky pis milet nuk jeton (vjedh) dot pa bekimin e te huajve.

London 15/12/2021 12:07

Do ishim sh.te lumtur kjo grua te ikë sa me pare. Dhe te vije nje Bill,George ,,,pra AMERICAN. pas 4 majtisteve : Lu,Kim……
Shqiptaret mos ti konsiderojne dele.
Albini para nje viti ju tha ne parlament: amelika,amelika ,shpia bardh shpia verdhe na lodhet .
Megjithate me pas fitoi dhe bindshem. Amerika eshte aleat por jo Zoti,gabon dhe e pranon psh:Lufta ne Vietnam,Irak,Afganistan,Libi,,,,, Ne se na duan skllever te Edit e Sorosit te na lane vetem siç na braktisen 50 vjet. Ne vertet skemi naften e Irakut por jemi porta e Adriatikut dhe nuk eshte me interes te tyre te rikthehen nendetset berthamore Ruse.
Shoqja seksere nuk hame bare kujdes kur flet keshtu sikur ke smoke bar

Agron15/12/2021 10:54

Kjo eshte bota e re , kur nuk ka me amerike po globalizem ku shumekombeshet bejne ligjin me lobinge ne gjithe hapesiren globale, Sorosi ne rastin tone. Berisha 8 vjet Kryeminister, mardhenjet me te mira me SHBA, Vote pro tyre ne OKB, Bush, Klinton, Obama, etj takime. Luli 8 vjet mardhenjet e PDse me SHBA vajten poshte e me poshte. Kjo nga deshtimi dhe paaftesia, mungesa e lobizmit apo nga aleaca Sorosiste Rama-Basha qe i cojne ekulibrat ku duan, largojne shqiperine nga hapesira demokratike, armiqesojne pjesen pro-amerikane ne shqiperi, dhe per ironi shqiperia i afrohet Serbise dhe Rusise indirekt, linja e majte, dhe lidjes autoritariste model Erdogan etj. Duhet te mos u vemi pas Ambasadoreve e PDja te bej lobing me pjesen politike pro saj ne SHBA.

Besnik 15/12/2021 01:37

Eshte e pabesueshme qe nje ambasadore te nderhyje ne proceset demokratike te nje vendi sovran e te beje propagande HAPUR kundra asaj qe eshte vendosur me voten e lire nga populli. Edhe ne vitet 60-70 kur USA nderhynte ne vendet e Amerikes Latine qe te ndalonte influencen sovjetike ne Kili etj e bente me marifet mbuluar ndersa shoqja Kim e ben hapur pa pike turpi. Berisha duhet te qendrojne fort deri ne Nentor 2022. Demokratet qe tani kane kohe te bastardojne demokracine shqiptare do jene te zene pas renies katastrofike te 2022 dhe nuk do kene kohe te merren me projektet e shoqes Kim.

Skrapari14/12/2021 22:05

Bravo Milena. Ndaj te njejtin mendim me Ju. Vertet mallkuar qofshin Don Llu dhe Kimete koreanja, dhe te gjithe ata qe kane marre per baze trillimet e ketyre dy te ashtuquajtur diplomat ne bashkepunim me kreun e meduzes Edvin Taq Sumqirin.

krasasi tp14/12/2021 18:17

Mesa shkruan,ndoshta gaboj,por duhet të jesh rreth 27 vjeçe, me siguri ke studjuar në Itali,dhe je e punësuar atje. Ndoshta një nga kontributoret potenciale për të organizuar Foltoren e radhës në Itali. Miqësisht, ngaqë ke moshën e fëmijëve të mi, prano edhe ndonji këshillë,Ke më shumë nevojë të mësosh, se sa të nxitosh turravrap për tu afirmuar si politikane apo qeverisëse nesër. Ti nuk i njef shqetësimet dhe hallet bazike të qytetarëve
Ti nuk ke as informacionet minimale për zhvillimet në Shqipëri. Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri nuk deshën që të votonin emigrantët dhe diaspora. Sigurisht PD dhe PS. Nëse ke studjuar për marrëdhëie ndërkombëtare, me siguri te ndonji universitet privat besoj, i rangut të Kristalit dhe UET këtu. Mos analizo as R.D dhe as Juri Kim ,Qytetarët rreth 90% e tyre dhe afro 95% e emigrantëve dhe diaspora, duan ta shohin 'madhërinë e tyre partiake' ,ose në burg, ose të bëjnë si Silvio Berluskoni shërbim social në azile pleqsh, ose të bëjnë pastrim territori, por veçanërisht të lihen pa kokërr leku.E di Ornela si mallkojnë gjyshet tona sot në fshat. "Kush mban anën e të korruptuarve, e zëntë COVID".

Shqiptari14/12/2021 18:05

NESE DIKUR ISHTE SHBA AJO QE KA MBROJTUR SHQIPERINE DHE KA CLIRUAR KOSOVEN, SOT ESHTE PIKERISHT SHBA AJO QEVERI QE PO VRET DHE PO SHKATERRON JO VETEM DEMOKRACINE E BRISHTE SHQIPTARE, POR PO MBRON KRIMIN E KORRUPSIONIN QEVERITAR, MASAKREN KRIMINALE ZGJEDHORE, DHUNIMIN E LIRISE E VOTES DHE PO SHKATERRON SHQIPERINE DHE TE ARDHMEN E SAJ!!
FALE SHBA NE SHQIPERI PO RILIND DHE PO RIKTHEHET REGJIMI TOTALITAR KOMUNIST. DHE KJO ESHTE DHURATA ME E MADHE QE QEVERIA AKTUALE E SHBA I KA BERE SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR!!
PRANDAJ EDHE POPULLI SHQIPTAR DHE DEMOKRATET E VERTETE SHQIPTARE NUK BESOJNE ME TEK KJO QEVERI MAJTISTO-SOROSIANE AKTUALE E SHBA!

Milena14/12/2021 17:28

Mallkuar qofshin Donald Lu e Juri Kim qe na sollen ne kete gjendje. Keto qe do te kapnin peshqit e medhenj ndane dollaret me to, duan te na quajne antiamerikane, na e shkaterruan edhe me keq drejtesine, shtuan e forcuan me shume korrupsionin. Se kjo eshte demokracia une nuk e dua.

Shto koment

Denonco