Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Nuk mbrohet selia me llogje, o Luli Basha!

Nuk mbrohet selia me llogje, o Luli Basha!

Nga Nga Andi Bushati - 13/12/2021

Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese.

Ai e ka krahasuar rikthimin e babait të vet politik në zyrat e PD-së me ngjarjet e vitit ‘97, ka denoncuar kriminelët dhe të kapurit nga oligarkët që e shqëronin, ka anatemuar llumin që erdhi në Tiranë me pantallona të grisura dhe u bënë milionerë gjatë qeverisjes së PD-së.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se ka mjaftuar një mbledhje e shkurtër dhe një konferencë shtypi e Berishës brenda godinës, që ta detyrojë pasardhësin e tij të nxjerrë nga goja fjalë, duf dhe inat që nuk i kishte shqiptuar kurrë me një intensitet kaq të lartë.

Kjo pra është pyetja që duhet bërë: pse kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, pati një reagim të shproporcionuar për një mbledhje të thjeshtë, gjë që nuk e ka bërë as për goditje më të rënda, as për nganjëherë shpifjet që foltorja ka prodhuar ndaj tij, as kur mbi 4500 delegatë i votuan shkarkimin, as kur u shpall një referendum për ta vulosur atë.

Pse një mbledhje e qetë, ne thelb vetëm simbolike, e disa deputetëve dhe antarëve të PD, që në fund të fundit kanë të drejtë të organizojnë aktivitete në selinë e përbashkët, u shndërrua në mëkatin sipëror për sytë e Bashës?

Vetëm pasi ke vënë re këtë asimetri, e ke të lehtë ta gjesh përgjigjen. Kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit u soll në këtë mënyrë, pasi ai atunë më të madhe në politikë, nuk ka mbështetësit, militantët dhe votuesit, por çikërrima simbolike si zyra, vula dhe selia.

Ai njeh për opozitë protokollin dhe jo realitetin.

Ai ndihet mirë mes mureve të pushtetit dhe jo mes qëndrestarëve.

Atij nuk i interereson të jetë shumicë mes të vetëve, por thjeshtë të mbetet delfini i Edi Ramës.

Atij nuk i interson të bindë, por boll të vegjetojë.

Atij nuk i intereson të fitojë, por vetëm të mashtrojë.

Pikërishtë për këtë gjëja që Basha ka përjetuar më keq gjatë këtyre muajve, ishin ato tre orë kur ai u detyrua të strukej në një sallë, sepse mjediset diku afër i kishin zaptuar mbështetësit e Berishës.

Dhe natyrisht që s’kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse kur nuk ke në favor, as sondazhet e opinionit, as delegatët e kuvendit, as militantët, madje as ata pak të cilëve iu bë sot thirrje të shkonin e ta përkrahnin në seli, nuk ke si të kesh ganxhë tjetër ku të kacavirresh.

Pra sjellja, toni dhe mllefi i Bashës pas kësaj që ngjau është mëse i kuptueshëm. Sot e turpshme, e patolerueshme dhe vrastare për opozitarizmin është sjellja e atyre që e mbështesin. Sepse tashmë jo Basha, por qerthulli i idiotëve të dobishëm që vazhdojnë të recitojnë thagmat e tij, janë njollat e pashlyeshme në trupin e frontit që do të vazhdojë betejën me regjimin rilindas.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

arbitri14/12/2021 12:16

Me ke asht Kastriot Islami ne kete gjurulldi?
Pushteti dhe opozita ne shqiperi jane nje tragjedi per shqiptaret e thjeshte dhe komedi per vezhguesit e jashtem, jeta e te cileve nuk influencohet prej aktoreve politike.
U desht veprimi amerikan me e ba me kuptu Sali Berishen se cfare dhuratet i kishte ba popullit demokrat 8 vjet ma pare.
Hipokrizia e kesaj situate nuk justifikohet me asgja. Basha me pas kene njeri normal asht dasht me dhane doreheqjen qe ne momentin qe i eshte kerku me perjashtu Sali Berishen, mirenjohja asht shenje integriteti.
Nuk eshte e lehte me tregu integritet ne jete kur t'preken interesat personale, familjare apo financiare, kete e dine te gjithe njerezit e thjeshte, por diferenca ne mes nje lideri dhe njeriu te thjeshte testohet ne keto momente.
Politika ashte pasqyre e jetes dhe realitetit social te nje vendi apo kombi, dhe fatkeqsisht shqiperia ka me vujte shume dhe ska me kriju stabilitet kurre, sepse ne momentin qe ashte krijue kasta drejtuese ekonomike dhe politike me perfaqesuesit ma te pa denje te nje shoqerie, atehere ajo shoqeri asht e denume me vujte.
Popull i vujtun!!!!!

MANI USA13/12/2021 22:51

HEU, NUK MBROHET SELIA ME LLOXHE O LULI BASHA!" EU, TUK DROHET KERDIA NË
STOXHE O HURI PASHA!! PO ÇDO POPULL KOMB QË NUK MËSON NGA HISTORIA; AI
DO TA PËSON NGA MIZORIA DHE KRIZOMRIA!! QË HSTORIA PO NA PËRSERITET AHIII,
KRIZOMRIA DO NA TERSE NGRTITET DHE SHPRESE ORE SHPRESE PRITET O VRITET!
SI ZOGOLI DHE TOPTANI; SHI, GOGOLI DHE RROPTANI: SE SECILI TENTONETE QË TË
BEHEJ OR QË TË NGREHEËJ: MË RUSO SERB SE TJETRI, APO SAPO OUH, MË PUSO
VERBË SE I VJETRI; A, ME POP SE POPI ORTODOKS RUSO SERBË; A RROP QE RROPI
PUSO HORRTOKOKS PUSO VERBË; ANTISHQIPTARIZMI PËR INETRESAT PËRSONALE
U KA QARRUAR DY SYTË, UA KA VARRUSR O MBYTË, TERË NDJENJËN ME RRËNJËN
PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARE, HEJ TË MBARË SHQIPTARISË!! NGA MANI USA

Ik me vrap13/12/2021 20:24

Edhe pse je i majte Z. Bushati.
Po te isha ne vend te Doktorit do te beja minister.
Une i djathte i cmedur jam nga persekutimet e kurvit.....45-91.
Por ketu ne evrope votoj per te majtet.
Te pergezoj per qendrimin kunder monstrave te c'do lloji.... sidomos kunder governatores.

Shto koment

Denonco