Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Jepini shumicës atë që i takon

Jepini shumicës atë që i takon

Nga Artan Hoxha - 12/12/2021

Dje, 11 dhjetor 2021, 4934 delegatë nga 7646 gjithsej (afro 65%) që kompozojnë Kuvendin Kombëtar të PD-së u vetëmblodhën në të vetmin mjedis të mundshëm për atë numër, në stadium, numër ky që është 1110 më shumë se 3824 delegatë-gjysma e domosdoshme plus 1.

Nëse konsiderojmë se një pjesë mund ta kenë patur fizikisht të pamundur firmosjen e formularit apo pjesëmarrjen (p.sh. janë në emigracion) pjesëmarrja reale tejkalon me siguri edhe shifrën prej 80%.

Delegatët e Kuvendit Kombëtar te PD-së janë minimalisht kryetaret e seksioneve (rreth 5 mijë), kryetarët e grup seksioneve, anëtaret e kryesive të degëve, kryetare e sekretaret e degëve, si dhe anëtaret e disa forumeve te tjera ne dege e qendër si Këshilli Kombëtar, deputetet, kryesia etj. Lista e delegateve është nominalisht e njohur ne/për çdo strukture a funksion, ne çdo dege sipas bashkive e ne qendër.

Me ç’kuptohet, një kuvend i kësaj përmase gjigante, i papare ne boten demokratike e jo vetëm, u formësua nga Lulzim Basha si një organ qe mund te mblidhej veç kur ta thërriste ai vete, veç për te vulosur vendimet e marra nga ai vete, kryesisht për te shërbyer si konvente festive sesa si një organ vendimmarrjeje.

Numri gjigant i delegateve impononte një numër prej te paktën 1912 nismëtaresh (25%+1), thjeshte sa për te nisur procedurën statutore te thirrjes se Kuvendit, e qe gjithsesi, ne një interpretim te diskutueshëm statutor, mundte varej nga qëndrimi i Kryetarit e Kryesisë për ta thirrur apo jo, qofte edhe me pretendimin se po interpretonin vullnetin e 75%-shit tjeter te delegateve qe nuk do te pranonin te vinin ne një Kuvend ‘anti-amerikan’.

Ky numër jo vetëm qe u tejkalua por me 10 nëntor, ne selinë e PD, ne zyrën e Edi Palokes si Kryetar i Këshillit Kombëtar, u depozituan 4200 formularë te vetethirrjes se Kuvendit Kombëtar te firmosura nga 4200 delegate te këtij Kuvendi.

Situata kaloi nga kërkesa për thirrjen e Kuvendit nga Kryetari e Kryesia me kërkesën e çerekut te delegateve, tek vendimi tashme i marre, per vetembledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor e rend dite te përcaktuar, nga ndjeshëm me shume se gjysma e gjithë delegateve te tij.

E, ngaqë nuk behej me fjale për kërkese per thirrje te Kuvendit por për vendim për vetembledhjen e tij nga shumica e delegateve s’kishte me nevoje ne fakt as per verifikim te firmëtarëve e as për diskutim të pranimit apo jo te kërkesës nga Burokracia Partiake e Selisë Qendrore të PD-së. Vetë firmëtarët e besonin njeri-tjetrin ndërsa bashkërisht e kishin marrë këtë vendim dite-pas-dite e dege pas dege partie, paralel me serialin e ‘Foltoreve’. Megjithatë kësaj burokracie, e kujtdo pale te trete, iu dha mundësia e plote te bënte verifikimet e nevojshme për hesap te vet.

Burokracia e Selisë Qendrore te PD-se, qe gjithë kohen mbeti ne bisht te zhvillimeve, fillimisht pretendoi se Sali Berisha po luante blof, se firmat nuk ishin as sa çereku e jo me te ishin me shume se gjysma, se ato ishin fiktive e te firmosura nga cilido por jo delegatet e vërtete e te tjerë marrëzira si këto.

‘Foltorja’ vijoi pa ndalur. Kush desh te bënte verifikime i beri. Ne ndërkohe nismëtaret, qofte edhe pse u ndjenë te provokuar e te mohuar, vijuan dite pas dite t’i shpallnin emrat e delegateve firmëtare sipas degëve te PD-se, ne derën e Selisë Qendrore, ndersa vetëm Burokracia e kësaj Selie nuk pati as këmbe te zbriste një kat, as sy t’i shihte, as veshe t’i dëgjonte emrat e firmëtarëve.

Ne Kuvendin e 11 dhjetorit, ndërsa për statutin, nenet e te cilit ishin trajtuar e diskutuar ne serialin e foltoreve, u votua me votim te hapur, për Lulëzim Bashën u organizua votim i fshehte ne te cilin morën pjese 4491 delegate, votuan PRO shkarkimit 4446 vete, KUNDER 36 dhe ABSTENIM 9 delegate. Vendimi do te ratifikohet ne referendumin e shpallur nga ky Kuvend për ne datën 18 dhjetor.

Ne ditët e fundit përpara 11 dhjetorit, Burokracia Partiake e Selisë Qendrore te PD-së pretendonte se edhe ajo kishte mbështetjen e mbi 5200 delegateve për mbajtjen e Kuvendit ‘te vërtetë’ me 18 dhjetor thirrur prej saj. Ato dite u hodh e diskutohej mundësia e ekzistencës se një mase te madhe delegatesh te gatshëm te merrnin pjese, për oportunizëm, ne te dy Kuvendet.

Por, me 4446 delegate qe votuan PRO shkarkimit te Lulzim Bashes si dhe vendimit te qarte te Kuvendit te 11 dhjetorit për anulimin e vendimit te Lulzim Bashes e te Kryesisë se shkarkuar per thirrjen e Kuvendit te 18 dhjetorit, vetëkuptohet se me 18 dhjetor nuk ka asnjë gjase te arrihet kurimi i domosdoshëm prej 3824 delegate qe ai Kuvend te konsiderohet i mbledhur. Ne fakt, me këto shifra, edhe teorikisht nëse e trajtojmë çështjen, zor se Lulzim Basha mbledh me shume se 1000 delegate nga ata 7646 gjithsej.

Shkurt, shumica dërrmuese e delegateve te Kuvendit te PD-se iu përgjigj thirrjes se Sali Berishës. Vendimet e kësaj shumice mund t’i pranosh apo jo. Por nuk mund te mos i njohësh kësaj shumice as ekzistencën e vet dhe as te drejtat natyrore qe i takojnë. Përndryshe, kjo do te ishte një përmbysje anarkike e rendit te gjerave nga pakica e, nëse ndodh, i jep te drejte kësaj Shumice te ekzekutoje, me mjetet e veta,vendimet e marra.

Ndaj, jepini shumicës çfarë i takon shumicës. Me pas vendosni te rrini fraksion ne te njëjtën parti apo te formoni parti tjetër. E drejte e juaj.

Mos bini ne marrëzinë vetemashtruese si ai bojaxhiu qe besonte se mund te mbahej tek bishti i furçës (nënkupto vulës) ndërsa ia kishin hequr shkallen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp14/12/2021 14:02

'Per te', emrat e themeluesve të PD tashmë janë skalitur edhe para selisë së PD. Edhe në kujtesën e demokratëve dhe opozitarëve të ish regjimit. Nga arkivat i konfirmoi Z.Afrim Krasniqi. Disa prej tyre, sot nuk jetojnë. Endrra për demokraci u venit. Shqipëria pas 30 vjetësh është jashtë perëndimit ose për të qenë më të sakt ,është përgjysëm në perëndim dhe përgjysëm në lindje. Ndërsa PD duhet të rithemelohet nga e para. Po kush ,të vdekurit apo të larguarët e kanë përgjegjësinë?. Kush ja ka mbajtur dorën S.B, G.P, T.Sh, A.M. etj etj që P.D të përmbushte misionin?. Deri tashti kam dëgjuar vetëm L.Bashën të 'qahet' se më ka penguar Sali Berisha dhe "trekëndëshi i bermundës". Ta shohim. Gjykatat mund të përcaktojnë se kujt i përket PD, se kush është përgjegjës për korrupsionin e ngritur në sistem dhe se si lidhet korrupsioni dhe krimi i organizuar me veprime dhe mos veprime të partitokracisë. Kushdo qofshë Ti , besoj se e kupton kaq gjë, Reforma në Drejtësi ja vë qylafin mbi krye kujtëdo. "Sipas kokës edhe qylafin". Apo mos Ti mendon, se pritet që DSHA të shantazhohet ,apo se e gjitha do mbyllet me teknikalitete. Na duhen parat e korrupsionit dhe krimit të organizuar. I duhen qytetarëve ,por edhe partnerëve të cilët nuk lejojnë që 'thesi' i buxhetit të jetë si cilindër. Dmth 'thes' pa fund.

Per krasasi.14/12/2021 10:28

Interpretimet per nje gje te dukshme sic ishte pjesmarrja e delegateve me te drejte vote nuk vlejne.Nxitja e tyre nga cilido per te vepruar me dhune eshte veprim i denueshem.Njerezit bashkohen ne nje parti politike vullnetarisht kur kane ide te perbashketa.Cilido qe nuk i pelqen mund ti bashkohet cdo grupimi tjeter politik ose te mos marre pjese fare( e dreta e tij).Te gjithe ata demokrate qe moren pjese dhe votuan ishin te bindur ne vendimin e marre.Kryetari i PD ( dhe jam dakord me etiketimin ish kryetari ) duhet ta lexoje voten dhe do te ishte ne te miren e tij personale ( prevalon personale) por te PD te terhiqej pa agravuar situata per te respektuar vullnetin e atyre mijerave dhe ne dac meqenese ka avantazhin te jete deputet te grupohet me ata qe e ndjekin dhe te vendosin cdo sigel tjeter por vec ate te PD jo.Kuvendi i dates 18 dyshoj se do te mbahet ( mund te mbahet me lojtare te blere por jo nga PDkete e kam bindje) eshte fyerja me e madhe qe mund te behet delegateve dhe antaresise e cila u shpreh njehere.

krasasi tp12/12/2021 22:05

Nga 4950 që kishin firmosur ,morën pjesë në votim 4446. Plus minus 500 ose nuk erdhën ose u zhgënjyen nga retorika paqësore e S.B por edhe e atyre që folën. Ata mund të jenë yshtyr drejt kuvendit,me shpresën se pas kuvendit do merrej selia e PD. Ndaj ikën.Kuvëndi ishte me legjitimitet të cunguar. Ai nuk pyeste as për parti,as për kryetar dhe as për struktura.Kuvendi funksionoi si strukturë okulte dhe veproi në ilegalitet. Dukej qartë që ndarja e PD ishte definicioni. Shtyrja e kuvendit të dytë për në 22 mars dhe vazhdimi foltores, tregon hapur që luftohet nga S.Berisha për të fituar mëndjet dhe zemrat e demokratëve edhe në diasporë për zgjedhjet e vitit 2025. Si do shkoi puna, ngelet për tu parë. Në këto kushte është e drejtë legjitime e L.Bashës,kryesisë dhe e demokratëve të mblidhen në datën 18 dhjetor. Z.Hoxha ju jeni antar i PD, apo antar i këshillit kombëtar?. Nëse jo, pse i cyt demokratët të mësyjnë drejtë selisë së PD. Kush je ti që 'peshon' shumicat dhe dëshiron përplasjen?. Shqipëria nuk mund ti ndahet perëndimit. Do vrapoi sa ta arrijë. Do na vënë kavo çeliku dhe do na tërheqin me 'forcë'. Vullneti popullor për integrim euro-atllantik është uragan.Ai nuk mund të pengohet duke i hedhur para, 'shkarpa'. Në 4446 votues të kuvëndit të 11 dhjetorit, kishte besoi edhe njerëz që bredhin pas berihajt edhe të shantazhuar për marrje firme, edhe të korruptuar e të trembur nga drejtësia, por edhe shumë njerëz të ndershëm e të prekur në sedër, barkderra por edhe jo barkderra, ku shquhej ish kryetari i komunës së Steblevës, sot roje objekti në fshat.. E kam votuar PD në 2007,2009,2013,2015 dhe në 2017 LSI. Nuk jam as themelues i PD, por as kritizer i saj sot. U takon demokratëve të vendosin ,por edhe 500.000 opozitarëve, që presin të bëhen më shumë. Partitë janë asete kombëtare kur priren drejt interesit kombëtar, pik së pari. Kini vënë re se si edhe delet ngurojnë të hidhen në humnerë. Po u hodh e para, shkojnë të gjitha pas saj. Kush do rezultoi dele, do shohim.DASH po e konsideron PD. Do ta ndihmoi të vijë në pushtet, por gjithçka nuk varet nga ta. "Nuk ua zgjedhim ne udhëheqësit, tha : " rrugëtari" i fundit i DASH.

Skrapari12/12/2021 18:32

Pas 18 dhjetorit PD-ne e duam te boshatisur nga pederastet sorosiane, ne te kundert do ti nxjerrim nga zyrat ashtu sic e meritojne. S'ka p...seme te na ndale ne misionin tone per rikthimin e demokeacise se neperkembur nga ridhjerja sorosiane me mbeshtetjen e pengut basha.

Shto koment

Denonco