Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Udhë të mbarë, o rrugëtim i shpirtit të lirë shqiptar kah realizimit të kësaj kauze të demokracisë dhe lirisë!

Udhë të mbarë, o rrugëtim i shpirtit të lirë shqiptar kah realizimit të kësaj kauze të demokracisë dhe lirisë!

Nga Ndriçim Kulla - 12/12/2021

Askush nuk mund ta mendonte, e jo më ta besonte, se pas kaq shumë vitesh në liri, jeta jonë partiake në PD të shfaqej kaq e njollosur dhe ku, pikërisht në forcën politike që solli pluralizmin.

Kishte vite të tëra që lëngonte nga avashllëku, nga papërgjeshmëria, nga pa ndershmëria, nga demotivimi dhe braktisja e misionit të saj, por një prapakthim i tillë i frikshëm, të shtynte të vije në qendër të trajtimit edhe vetë demokracinë tonë partiake. Ishte më pas ‘legjitimimi’ i këtij regresi të madh nëpërmjet mos mbajtur asnjë përgjegjësi e mos reaguar për asgjë edhe përballë serive të humbjeve elektorale dhe gabimeve skandaloze politike të cilat nuk gjejnë krahasim në asnjë vend demokratik.

 Kriza e njeriut shqiptar dhe e tërësisë së ‘botëve të vogla’ të njerëzve tanë kudo, në çdo vend, na solli në përfundimin se i gjithë sistemi ynë gjendet në një krizë mbi kriza, ndaj duhej hedhur një kushtrim i argumentuar, intelektual, pse vallë liria dhe demokracia jonë janë në rrezik nëse në krye të opozitës qëndrojnë ende njerëz si Lulëzim Basha.

Ishte pikërisht ‘kauza e foltores ‘ që bëri analizat e thella dhe që vendosi në fokus krijimin e një ‘Shqipërie të re’, dhe që nisi pikërisht me gurin e qoshes së ndërtesës së saj, zgjedhjet e lira e të ndershme. Ishte pikërisht kjo që përligji gjithë arsyetimin e këtij opinioni, se jemi në një periudhë vendimtare.

 Ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë atë që se kanë bërë ndonjëherë gjatë këtyre tre dekadave, pas rrëzimit të komunizmit. Ta shkruajnë vetë historinë, me dorën e votës së tyre. Nuk ka më as ekonomi e sistem shoqëror të udhëhequr nga parimi i durimit, por përkundrazi nga parimi i shpresës. Sot u ringjall përsëri shpresa e goditur me këtë finalizim të jashtëzakonshëm në stadiumin Arena.

Nuk duam më as udhëheqës, intelektualë apo shoqëri civile për të cilët njerëzit tanë të thonë që ‘s’kemi pasur fat që jemi drejtuar nga të tillë si Lulëzim Basha’. Rezultati i drejtimit të tyre mbeti rreth një dekade, një Shqipëri me një opozitë të udhëhequr nga ‘njerëz pa cilësi’, që nuk bënë kurrë asgjë,që humbën gjithmonë dhe humbjet i shitën si fitore. Nuk u shkoi kurrë ndërmend të bënin dorëheqje.

Gënjyen gjithmonë për tu justifikuar mbajtjen e pushtetit të tyre, duke përdorur një gjuhë hipnotizuese si ajo e përshkruar nga Xhorxh Oruelli në librat e tij, ecën gjithmonë në rrugën e tyre pa asnjë platformë reflektimi dhe lanë pas në fatin e tyre pa asnjë mbështetje njerëzit e mjerë dhe sidomos të qindra mijëra demokratëve ,të cilët zgjodhën rrugën dramatike të ikjes nga vëndi tyre ,duke e kërkuar fatin e tyre larg atdheut.

Duam njerëz, që ata të jenë kuintesenca e shpirtit të popullit shqiptar, i cili në thelb do liri e demokraci të vërtetë, integrim dhe ekonomi që të mos mbij më aq shumë skamje çdo vit. Do të duhej të kishte qenë edhe më e shpejtë kjo agora e ideve, debateve dhe reflektimit në të gjitha ato trajtime që ne bëmë tashti , sidomos të nxitur nga intensiteti dhe qëndresa e përditshme e atyre njerëzve që treguan sa të mençur dhe guximtarë që janë.

Veçse doja të isha edhe i paanshëm, aspak i skajshëm në gjykim, pavarësisht se rëndesa dhe fortësia e ligjërimit që kam shprehur mund të duket shpesh jo i tillë. Ka qenë pikërisht ky meraku im kryesor. Mos vallë jam shumë pesimist? Mos vallë gjërat nuk janë edhe aq keq sa thuhen?

Kuvendi i demokracisë dhe i lirisë sot m’i hoqi të gjitha dyshimet. Jemi vërtet në rrezik lirie dhe demokracie, vetëm se kjo thirrje e së vërtetës nuk është aspak diçka që e mbyt, por përkundrazi që e ngjalli dhe e forcon shpresën. Ndaj, do të doja të përfundoja me shprehjen uruese, ‘udhë të mbarë, o rrugëtim i shpirtit të lirë shqiptar kah realizimit të kauzës së lirisë dhe demokracisë’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA13/12/2021 00:06

UDHË TË MBARË, O RRUGËTIM I SHPIRTIT TË LIRË SHQIPTARË KAH REALIZIMIT TË
KËSAJ KAUZE TË DEMOKRACISË DHE LIRISË!" KURTHË TË VRARË, O VRUGËTIM TEK
HIRTIT SHTIPZVARRË KRAH PENALIZIMIT NË SKAJË MAMUZE TË DEMONKRACISË OR
QË RIKRISË!! SIKUR NJË DEMBEL, DIKUND NË NJË MALËSI; Q'IA MBANTE LARTË DUKE
I LËSHUAR MUSTAQET KRAH MË KRAH; GJITHË DITËN VETËM HANTE E PINTE, DUKE
I DREDHUR MUSTQET, A NUK PUNONTE ASGJE! KUR NJË NATË NË GJUMË TË THELLË,
MINJT QË LODRONIN NEPËR VRIMA TË SHTËPISË SË LASHTË, NDËR VRIMA SHPELLË
PREJ GURI; QË MINJT DUKE LOZUR IA KISHIN SHKURTUAR NJERIN MUSTAK DHE, KUR
I VREJTI NE PASQYRE, AI DUKE BRITË E PISKATË! KUR SA DËGJOJNË PRINDET, NËNA
DEH BABA! ËH, BABA I NERVOZUAR, PO IA KTHEN PËRGJEGJËN: PO MIRË TA PASKAN
BERË MINJT, QË TA PASKAN SHKRTUAR NJË ANË TË MUSTAKUT; SEPSE, QË TI SI NJË
DEMBEL I RËNDË, QË NUK QE I ZOTI TA NDERTOJË NJË SHTEPI TË RE PORSE NE, PO
JETOJMË NË KËTE SHTËPI SI NE SHPELLË TË BJESHKËS!! TI, PREJË EDHE ATË ANEN
TJETËR TË MUSTAKUT, PËRVJELU PUNES DHE, NDËRTOJE SHTËPINË E RE E, MOS TË
NA HELMOJNË MINJT DHE GJARPITË, NË KËTE SHTEPI T'LASHTË, SI SHPELLË GURI!!"
MANI USA

Shto koment

Denonco