Ka dyzetenjë arsye për ta larguar tashmë Lulzim Bashën

Ka dyzetenjë arsye për ta larguar tashmë Lulzim Bashën

Nga Ndriçim Kulla - 19/11/2021

Dëgjova mbrëmë Gazment Bardhin në një debat televiziv,i cili përveçse mban dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së ,(dhe që akuzohet se e mban në mënyrë të pa ligjshme), deklaroi përafërsisht, se humbja e zgjedhjeve nuk e detyron sipas statutit drejtuesin e partisë të japë dorëheqjen dhe që kështu i bie të jetë përjetësisht në krye.

A mund të quhet më kjo sjellje demokratike? A mund të trajtohet më kjo si forcë politike demokratike normale në mes të Europës?A mund të quhet më kjo parti e besueshme për të marrë nesër drejtimin e qeverisë? A mund të jetë më ky formacion politik i denjë për të aderuar në formacionet demokratike europiane të Partive Popullore?

Ndoshta, ishim mësuar me paaftësinë e profesionistëve të politikës tonë gjatë këtyre viteve, por jo të shkeleshin rregullat e demokracisë me një arrogance të tillë partiake. Flitet shpesh për faktin se qytetari i zakonshëm është indiferent ndaj politikës, e për pasojë abstenues në votim. Por, nisur nga kjo gjendje në të cilën ndodhet përfaqësimi i tij politik, me shumë gjasa do të qe më mirë të flitej për një “përbuzje” të qytetarit ndaj politikës. E kjo britëm përbuzje nuk duhet anashkaluar, përkundrazi duhej trajtuar përballë kësaj sjellje me shumë kujdes dhe shqetësim, sepse demokracia përveçse është baza dhe frymëzimi për çdo fitore është dhe një garanci e jetës shoqërore. Ligji i pa shkruar i etikës përgjithësisht ka funksionuar në jetë të jetëve, është zbatuar herë mirë dhe herë mjaftueshëm edhe nga politikanët shqiptarë në këto vite tranzicioni. Ai mbetet gjithmonë instrumenti që ruan polikën nga shkatërrimi dhe mban gjallë demokracinë. Përndryshe populli do t’ia kthente shpinën gjithë sistemit politik e do të prirej kah përmbushja e interesave të tij në rrugë të tërthorta. E kjo do të qe kriza mbi krizë e gjithë jetesës shoqërore.

Lulzim Basha ka humbur 3 herë të mira zgjjedhjet dhe ka gabuar pesëmbëdhjetë herë politikisht me qëndrimet e tij të çrregullta politike, hera - herës fare foshnjarake, saqë për shumë vite në opozitë, europianët dhe amerikanët shprehën mosbesimin e tyre ndaj PD –së si partnere, ndërsa sot në këtë krizë ekzistenciale Lulzim Basha , s'po lë gurë pa lëvizur që të qëndrojë në krye të PD-së. Por në kuptimin figurative ai ka 9 vjet që nusëron dhe na çoi nga humbja në humbje dhe çuditërisht do që të nusërojë përsëri. Po a nuk është ky edhe si anormalitet i pa precedent në një vënd demokrtatik?. A mund që ta shpjerë dot ai më PD-֝në në fitore? Nuk është e mundur. Ka 41 arsye për të thënë jo. Por, arsyeja kryesore është, se rruga e fitores nis nga besimi ndaj tij, që ai nuk e ka këtë besim nga votuesit dhe kjo është provuar qartë. Atë tash nuk e beson më njeri dhe pikërisht këndej duhet të nis ndryshimi shterues ndaj tij. Pranda Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Grida Duma dhe disa ndjekës të tij të devotshëm, nuk duhet ti bëjnë më demokratët të vuajnë më tej. Ata duhet të ngrihen mbi ëndrrat e tyre të epshme të pushtetit me çdo kusht dhe tu kërkojnë falje njerëzve, që i besuan kaq gjatë dhe së fundi i zhgënjyen kaq shumë, ti falenderojnë ata që i besuan kaq gjatë dhe të hapin rrugën e të largohen kokëulur.

Kjo sjellje politike në perceptimin tim do ishte një akt që do vlerësohej dhe do ta mbante së paku për të mirë emrin e tyre në politikën shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

N19/11/2021 11:01

Nuk dua te them se basha eshte burre i mire, por mos perdorni kerma te komunizmit dhe pjellat e tyre per te lincuar PD, pavaresisht se kush eshte aktualisht ne krye. Nuk po kuptoni nje gje, nuk po i beni dem lulit dhe as nder berishes, por po menderosni PD, tju vije turp

DEMOKRATI I BAZS19/11/2021 10:49

ME BASHËN PARTIA DEMOKRATIKE PREKU FUNDIN!
PAS GJITHË KËSAJ ÇARJEJE DHE NDARJEJE EKSTREME PARIMORE, NJERËZORE, PERSONAZHESH, AKUZASH IMORALE DHE MONSTRUOZE, FIGURASH POLITIKE, DIVERGJENCASH TË ASHPRA IDEORE, KARAKTERESH, QËNDRIMESH, ORIENTIMESH DHE BINDJESH POLITIKE, PARTIA DEMOKRATIKE PËR TË MIRËN E VET DHE TË OPOZITËS DUHET TË PATJETËR QË TË NDAHET NË DY PARTI DHE DO TË NDAHET PATJETËR. SEPSE KEMI QARTËSISHT DHE MJAFT TË DALLUESHËM GRUPIMIN E DEMOKRATËVE TË VËRTETË KONSERVATORË TË PËRFAQËSUAR NGA DR. BERISHA E MBËSHTETUR GJERËSISHT, HORIZONTALISHT DHE VERTIKALISHT NGA BAZA E VOTUESVE DEMOKRATË DHE KLANIN E DËSHTUAR, TË SHITUR, TË URRYER, PA PARIME, PA IDE, PA BINDJE TË QARTA POLITIKE, THJESHT INTERESAXHINJ TË PACIPË E TË PASKRUPUJ, PA PLANE DHE TË URRYER E TË PA MBËSHTETUR NGA BAZA E PARTISË TË PËRFAQËSUAR NGA DËSHTAKU, HUMBËSI KRONIK E PATOLOGJIK, I PABESI DHE I PABESUESHMI LULZIM BASHA!
KY ËSHTË REALITETI SOT NË PARTINË DEMOKRATIKE, I CILI DO TË PËRFUNDOJË NË DATËN 12 DHJETOR 2021!
ËSHTË TË MASHTROSH VETEN, TË MASHTROSH DEMOKRATËT DHE TË MASHTROSH PUBLIKUN QË TË THUASH AKOMA QË PARTIA DEMOKRATIKE PAS KËSAJ LUFTE TË ASHPËR BRENDA VETES DO TË JETË E BASHKUAR! SEPSE NJË FAMILJE QËNDRON E BASHKUAR KUR MOSMARRËVESHJET, DEBATET, KUNDËRSHTIMET, PËRLESHJET I ZGJIDH BRENDA VETES PA NDËRMJETËSIME NGA TË TRETËT, JO PUBLIKISHT, JO MEDIATIKISHT DHE JO NËPËRMJET GJYKATAVE. PËRNDRYSHE GJITHÇKA KA MARRË FUND, DHE QËNDRIMI BASHKË ËSHTË PA VLERË DHE QË DËMTON AKOMA MË SHUMË. KËTU NUK BËHET FJALË PËR DY FRAKSIONE APO DY GRUPIME BRENDA NJË PARTIE APO BRENDA LLOJIT PËR TË NJËJTIN QËLLIM, POR BËHET FJALË PËR DY KLANE TË KUNDËRTA, DY LLOJE DIAMETRALISHT TË KUNDËRTA 180 GRADË, JO RIVALE POLITIKE POR ARMIKE TË EGRA POLITIKE DHE FIZIKE ME NJËRA TJETRËN NGA ÇDO PIKËPAMJE!!! QËNDRIMI BASHKË I TYRE NËN TË NJËJTËN SIGËL PARTIE THJESHT DO TA DËMTOJË AKOMA MË SHUMË DEMOKRACINË DHE PARTINË DEMOKRATIKE.
PRANDAJ MOS TË FSHIHEN DHE TË MOS KAMUFLOHEN KËTO BETEJA SI PUNA E KOKËS SË STRUCIT E FSHEHUR NË RËRË!!
NË DATËN 11 DHJETOR 2021 DO TË JETË OSE DITA E MARRJES SË PARTISË DEMOKRATIKE NGA DEMOKRATËT E VËRTETË, E PËRJASHTIMI I KLANIT BASHA DHE E RINGRITJES SË PD OSE DITA E THEMELIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË VËRTETË ME EMËR TJETËR NËN DREJTIMIN E DR. SALI BERISHA!

Shto koment

Denonco