Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

Dënimi me vdekje është një vërrë në ujë

Dënimi me vdekje është një vërrë në ujë

Nga Enkel Demi - 17/11/2021

Vrasja e fëmijës në Fier ka shkaktuar një tollovi ndjenjash dhe emocionesh, ku mbi të gjitha shquhet hakmarrja. Është e kuptueshme që një ndjenjë e këtillë shpage të vijë nga të afërmit e fëmijës, sepse kobi që ata i ka zënë kërkon me ngulm një fund, kërkon një farë zgjidhjeje, sepse gjithkush do donte t’i binte për shkurt.

Por, duke nisur që nga nata e djeshme në shumë faqe me autoritet apo njerëz me shumë zë në opinionin publik po hidhen receta rekomandimesh të tipit: “të varet në litar!”, “plumbin ballit!”, kurse ata më të sjellshmit kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje. Njerëzit që kanë qasje në publik, të cilët kanë me qindra-mijëra ndjekës nuk mund ta bëjnë këtë, sepse çelin një shteg për një barbari të dytë, siç është “plumbi del me plumb” apo ndjellja e hakmarrjes dhe vetëgjyqësisë. Këta njerëz, qofshin artistë të njohur, kanë përgjegjësi të veçantë, pasi ndiqen nga qindra-mijëra dhe besohen nga qindra-mijëra. Shumë prej ideve të tyre, qofshin marroke apo të cekëta sa një gisht ujë mund të kthehen në udhërrëfyese për dikë, i cili mund të marrë alltinë dhe të bëjë çudinë, sepse me të vetën po vendos drejtësi.

Madje, kjo gjendje e krijuar u shfrytëzua nga Edi Rama që të bënte atë që di të bëjë më mirë, ta shpërqendrojë vëmendjen dhe ta çojë në një diskutim shterpë të planit të dytë, siç është “dënimi me vdekje” dhe kurkush mos të merret me gjendjen mjerane të parandalimit të krimeve nga policia, vendimet kriminale të gjyqtarëve, poshtërsitë e qeverisë dhe kështu me radhë.

Për ata që nuk e dinë, dënimi me vdekje në Shqipëri është hequr falë një nisme të kryetarit të dikurshëm të Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori. Njeriu që u “kalb” burgjeve të komunistëve ndërmori një aksion të mirëfilltë politik për heqjen e dënimit me vdekje, duke bërë një punë të madhe për demotivimin e vetëgjyqësisë dhe hakmarrjes. Ai besonte se drejtësinë e vendosin vetëm institucionet dhe jo robi. Ai besonte se jetën ta dhuron Zoti dhe vetëm ai ka të drejtë ta marrë. Ai besonte se marrja e hakut është një proces që kurrë nuk mund të vihet nën kontroll.

Dënimi i fundit me vdekje ka qenë ai për vrasësit e Libofshës në mes të Fierit. A mund të na thotë kush se cili u tremb prej tij, përderisa shqiptarët vranë e prenë dhe më tej? Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi tipik, ku mund të shihen “frytet” e dënimit me vdekje. Shtetet që e kanë ende atë nuk kanë një numër më të vogël vrasjesh se shtetet që nuk e kanë. Në një vend si Shqipëria që gjithë-gjithë është sa një lagje e një metropoli amerikan nuk ka nevojë për litar, plumb apo gijotinë. Vend i vogël, dy gisht territor, gjindje e pakët. Nuk ka asnjë arsye pse mos të jetojë e tërë Shqipëria në qetësi sikur me qenë Islandë. Por çfarë na duhet?

Nëse do të kishim një polici që nuk komandohet nga banditët, nëse do të kishim një polici që shefat nuk trafikojnë drogë dhe porosisin vrasje, kjo do të na duhej dhe do të na kthente rendin.

Nëse do të kishim një sistem gjyqësor që do të jepte drejtësi dhe nuk do të ndëshkonte vetëm “pemëthymin”, kjo do të na duhej dhe do na kthente paqen.

Nëse do të kishim një qeveri pa cuba, pa dallkaukë, pa kriminelë, pa gjakpirës, dhunues fëmijësh, grash e burrash, kjo të na duhej dhe do të na falte prosperitet.

Asgjë nga këto nuk kemi. Kemi vetëm këngëtarë që kërkojnë publikisht kthimin e dënimit me vdekje. Pra, kemi një vërrë në ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Keli Spekullon18/11/2021 16:30

Në USA, në vendet ku dënimi me vdekje është i zbatueshëm, kriminalitetit është më herë më i vogël se sa në vendet nuk nuk aplikohet dënimi me vdekje.
Përgjithësisht në vendet ku aplikohet dënimi me vdekje, lejohet edhe armëmbajtja dhe sërisht kriminaliteti është shumë herë më i vogël, krahasuar me vendet ku nuk lejohet armëmbajtja.
Prandaj o Keli, mos spekullo, mos desinformo (me dashje apo pa dashje)...

Keli

emigrant17/11/2021 14:31

Ka diçka që nuk shkon kur duam të imitojmë qorazi shtetet e konsoliduara demokratike europiane.
A është shoqëria shqiptare në të njejtin nivel të kulturës së këtyre vendeve ?
Për mendimin tim, heqja e dënimit me vdekje në Shqipëri nën presionin e demokracive perëndimore, ishte e parakohëshme. E kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me problemin e "hakmarjes" siç e trajton z:Demi, por me të kundërtën e hakmarjes.
Dihet se fenomeni i gjakmarjes në Shqipëri, vazhdon akoma edhe në ditët e sotme, pikërisht nga mungesa e ndëshkimit nga drejtësia.shtetërore..
Nuk ka funksionuar drejtësia shtetërore në Shqipëri, pa vepronte kanuni i Lek Dukagjinit.
Po mar vetëm një fakt, dënimet me vdekje për krimet politike.
Gjyqi i Nurembergut pas Luftës së dytë botërore, dënoi me vdekje shumë kriminelë nazistë që kishin bërë masakra masive.
Sigurisht që nuk ishte fjala për "hakmarje" por si ndëshkim e kujtesë se kriminelit mund ti pritet rruga e krimit vetëm me këtë ndëshkim, përndryshe, pasi ai do të kryente dënimin me burg, ai deri në fund të jetës së tij do të ishte rrezik për shoqërinë.
Nuk jam edhe unë që të rikthehet dënimi me vdekje për cilindo vrasës, pasi vrasjet janë me motive të shumëllojta, edhe për vetëmbrojtje, por ama duhet lënë një shteg juridik që një gjykatë e posaçme, për raste të veçanta të krimeve barbare apo masakrave, me kërkesën e popullit e presidencës , ti çohen për gjykim kësaj gjykate që të vendosë edhe dënimin me vdekje.

Skrapari17/11/2021 13:54

Komentuesit "labi" dhe "korca" nuk kane kuptuar asgje nga thelbi i asaj cka shkruan z. Demi. Ose nuk kuptojne per shkak te injoeances ose jane komsomolas te thekur ridhjeras te ridhjerjes se Edvin qelbesires.

Korca17/11/2021 13:34

Z.Demi
Je shume I ceket në gjykim.
Mos shkruaj me se na i shpife.
Sipas teje le te jetojne keta qe ti vije rradha nje tjeter familje.
Te ardhte rradha ty personalisht nga ndonje moster e tille.

Labi17/11/2021 11:54

Dhe ti o mendjelli mendon se është i gabuar dënimi me vdekje...?
Po kujt i hyn më në punë një kriminel egërsirë që u dashka të haj e të pij ne një dhomë burgu...?
Po le ta zhdukin nga faqja e dheut kërmen e fëlliqur se sevap do bëjnë
Mosnndeshkimi ekstrem i hap rrugë vetëgjyqësisë se vetëm ai që e ka dhimbjen në kurriz e di se sa vuan....
Në Amerikë e cila është keshtjella e demokracisë në botë egziston akoma...
Mjafton të jetë si ligj sepse ulen edhe krimet
Kur u varën si qentë ata dy egersirat e Fierit nga Berisha...për ca kohë krimi u ul mjaft... Më vonë sapo u hoq denimi me vdekje ,krimi u shtua dhe u ul kembekryq ok?

Berti17/11/2021 11:27

Denimi me vdekje duhet te vihet ne fuqi jo si ameriqenet qe e kan si ligj e te tjeret i thon hiqeni

Skrapari17/11/2021 10:58

Z. Demi. E ke qare shkrimin, ska nevoje per koment. Cdo gje e thene sakte. Shkurt nje shtet i mbaruar i kontrolluar nga llumi i shoqerise sic eshte ridhjerja e mut Ed bythes.

Shto koment

Denonco