Fjetorja dhe Foltorja

Fjetorja dhe Foltorja

Nga Avni Nezaj - 16/11/2021

Lajmi se në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokale, u mbyllën kutitë, doli rezultati, humbësit përqafuan fituesit, duket se nuk i trazon aspak politikanët shqiptarë në Tiranë që kanë krijuar kriza të njëpasnjëshme me zgjedhjet duke i vjedhur, manipuluar dhe blerë votuesit. Ata thjesht shikojnë kush është fituesi në Kosovë dhe nisin urimet. Vetëm kjo i shqetëson. Ndërsa për masakrat elektorale brenda partive, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme lokale apo parlamentare pritet të deklarohen ambasadorët njëherë për të folur politikanët shqiptarë më pas.

Klima politike e Prishtinës është ku e ku më e qartë dhe më shpresëdhënëse se sa klima e “tërmetaxhinjve” që manipulojnë pafund dhe si “dënim” marrin ngritjen në detyrë në partitë përkatëse.

Foltorja

Tani në spektrin e gjithanshëm të politikës ka lindur një skaj shprese që përfaqësohet lirisht dhe bindshëm nga “Foltorja” e Sali Berishës dhe që mund të ndryshojë diçka ose shumëçka nga ky realitet. Një iniciativë që po ndryshon ritmin e të bërit politikë, moralin e njohjes së humbjes po e bën prezent dhe po kthen institucionet tek anëtarët, elektorati, që duhet të votojë për gjithçka. Pa dyshim edhe për zgjedhjen e kryetarit apo mbledhjen e një kongresi partie.

Dikush mund të thotë se Berisha në politikë ka qenë, thjesht po rikthehet pas një pushimi të shkurtër. Po e vërtetë në politikë ka qenë, rrëzoi diktaturën, solli lirinë për shqiptarët, arriti që të kthehej në pushtet pasi rindërtoj nga zero selitë e PD që dogjën në të gjithë Shqipërinë revolucionarët komunistë me 1997. Krijoi një koalicion të madh politik, futi Shqipërinë në NATO, dhe hoqi vizat me BE. Reformoi qeverisjen dhe investoi në vend sa askush tjetër. Dhe me 2013 sapo humbi zgjedhjet parlamentare, dha dorëheqjen. 

Pra të gjithë këto ishin standarde që po të ishin respektuar nga pasardhësi i tij në PD, do të ishte ndryshe dhe më e fortë opozita sot, e ndoshta në pushtet që me 2017 për të finalizuar projektin e Shqipërisë në Evropë. 

Opozita u tradhtua nga brenda

Përballë Foltores që ka bërë gati firmat për kongresin e PD është Fjetorja, që gjithkush deri pak javë më parë e kujtonte si shtëpinë e lirisë dhe jo “Shtëpinë e Gjedhit”, si shtëpinë e zjarrit të shpirtit të opozitës, por jo atë të bashkëpunimit me rilindjen dhe seli e tradhtisë opozitare, si shtëpinë e demokracisë, por jo të nënshtrimit dhe kapjes duke nisur qysh me 2015 me goditjen e atyre që mendonin pak më ndryshe nga kryetari.

Një Fjetore që kreu i saj ka 8 vjet që e mjel si lopën por që nuk ka aspak forcë ose dëshirë, që ajo të rritet dhe të behet faktor në politikën shqiptare për të bërë ndryshimin dhe për të sjellë të djathtën në pushtet që Shqipëria të afrohet me Evropën e jo të rrijë kaq shumë larg saj. Bile më larg, shumë më larg, se sa ndodhej ajo ne 2013 Kur ra “regjimi” Berisha.

Foltorja si alternativë

Nuk është vetëm iniciativë e Sali Berishës. Demokratët janë çliruar, flasin, dëgjojnë, japin mendime, debatojnë, japin ide, propozojnë. Kjo është demokracia e Foltores që ndryshon këmbë e kokë nga Fjetorja dhe demokracia me belbëzime që proklamon edhe Basha, edhe gazbardhistët që i rrinë rrotull.
Në foltoren e Berishës janë ata që themeluan PD, ata që dhanë gjithçka për PD, ata që u rritën bashkë me PD, janë ata që u linden ditën kur lindi PD, janë të rinjtë në një masë të madhe, janë forca e vitaliteti i njerëzve që janë “përdhunuar” ligjërisht dhe jo-ligjërisht nga pushteti i rilindjes në bashkëpunim të heshtur me Fjetoren. Pra krejt të pambrojtur nga opozita.

Basha e ka kuptuar se është koha për ndryshim. Është koha që përkrahjen e madhe individuale të Berishës ta harrojë. Ai ka shansin që një herë në jetën e tij politike t’u shërbejë demokratëve dhe këtë mund ta bëjë duke dhënë dorëheqjen dhe jo duke shpikur kongrese ilegjitime. Kështu ai mund të sillet si një politikan që po rritet. Kështu nuk zhgënjen edhe ata që kanë menduar se PD nuk është Fjetore dhe që vijojnë të përkrahin akoma Bashën dhe të mbrojnë pikëpamjet e tij për demokracinë dhe mënyrën e qëndrimit të përjetshëm në opozitë. Se ndodh edhe kështu. Në diktaturat e kamufluara opozita nuk vjen kurrë ne pushtet, thjesht bën fasadën dhe bindet. Por këtë do ta ndryshojë Foltorja.

Foltorja si demokraci solide

Të gjithë ata mijëra demokratë dhe opozitarë që marrin pjesë në takimet e Berishës, tregojnë qartë se konturet e demokracisë së brishtë shqiptare ishin nëpërkëmbur, kthyer në drejtimin e tyre të gabuar. Dhe ta shikosh që këtë demokraci po e rikthen ai që nga majtistët e kallur është akuzuar edhe si “armik” i fjalës së lire, kjo i jep edhe më shumë nuancë këtij lloj muri demokratik. I jep domethënie duke shpjeguar se sa keq është përdorur liria në këtë vend në 8 vjetët e fundit. Asnjë herë për progres por gjithmonë për pazare dhe akuza të pavërteta ndaj atyre që themeluan lindjen e demokracisë dhe ndezën motorët e lirisë për shqiptarët, motorë që ishin fikur që me pushtimin komunist në 1945.

Dhe kaq pak kërkon liria. Thjesht një “Foltore” qytetare që u jep shpresë edhe pjesëmarrësve, por edhe shikuesve apo dëgjuesve të shumtë.

Kongresi i Fjetores dhe Kongresi i Foltores

Nëse habia me e madhe e një përfaqësuesi të opozitës është bashkëpunimi me pushtetin, këtu nuk të zhgënjen as Basha dhe as grupi i tij në PD. Tashme jo vetëm që ia kanë shtruar Ramës qeverisjen e qetë, por po bëjnë ç’është e mundur që të shkatërrojnë atë fluks opozitarizmi që ka sjellë Foltorja. Dje njoftuan kongres vetëm një javë pas kongresit tashmë të vendosur nga firmat e delegatëve zyrtarë të PD. Se çfarë kongresi do të bëjnë më 18, një dreq e merr vesh, por që nuk do të jetë i PD dhe anëtarësisë së saj, këtë e di gjithkush.

Që të bëhemi si Kosova

Nuk më vjen aspak trishtë ta them se sa para janë në nivelin e demokracisë shqiptarët e Kosovës. Ata nuk nënshtrohen dhe nuk e shesin Lirinë. Këtë e tregoi fushata e fundit. Këtë e kanë treguar edhe fushatat e tjera politike zhvilluar në Kosovë.

E që të bëhemi të paktën si ata, të votojmë si ata, dhe të duam demokracinë si ata, ti japim pamje lirisë si ata, duhet të mbështesim “Foltoren”. Këtë, edhe për arsyen se aty nuk je peng i askujt e nuk je i përdorur prej askujt. Pra shpëton edhe nga ata që ndërrojnë ide e llogore sa herë rritet pazari i radhës duke minuar demokracinë edhe brenda partisë por edhe demokracinë si koncept që hap rrugë pa mbyllur asnjë, e që lejon konkurrencën e pastër, jo vetëm politike. 

Kështu besoj se Foltorja do ja dalë që të mos lejojë që Fjetorja të kthehet në një kapanon ku vdes opozita.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA16/11/2021 20:21

HEU, FJETORJA DHE FOLTORJA! EU, PIJETKORJA EDHE GROHORRJA!!.
PORSI KALI I TROJES! HORRZI ZHKALI I PLOJES!! QË ME TRIK, ME FRIKË,
LUFTËN SHEKULLORE E TROJES; DUKE MASHTRUAR, KUKE KASHTRUAR,
QË ME NJË SI PËRMENDORE TË KALIT GJIGANT TROJANE; TEK ZGALIT SI
SHTRIGAN PLOJËZANE, TEK FLIJONIN DHE SHTRIGONIN, JETË LUFTËTARE
ME VËLLAVRASJE, SHKAPLASJE; DUKE KASAPRUAR, MASAKRUAR, NJERI
TRETRIN, NDJERI TË VJETRIN; QË NJË LUFTË PA KUPTIM, SA TURPËRIM O,
DUKE LUAJTUR DUKE SHUAJTUR O, JETË NJERËZORE PËR ÇFARROSJEN,
DHE VARROSJEN; E KOMBEVE DHE LOBEVE SIKUR LOJA O PLOJA NJERIUT
ME BISHEN E TËRBUAR; QE NDJERIUT TË VËRBUAR; DUKE SHKALLMUAR O,
TRANUAR, GJËJA SI ARMIKUN QË NA FAKUN, SEPSE, QE PSE; QË DHE VETË
HYU DHE HYJNITË, GJËJA PO KERKOJNË, TENTOJNË QË TË ARGTOHËN OR,
KRAHOHËN; MU PËRMES ZANAVE T'MALIT DUKE AKORDFUAR, DAKORDUAR,
SE KUSH DUHEJ TË FITOJË DHE, KUSH DUHEJ TË HUMBË; AH, PO KJO ËSHTË
LOJA HORRE PLOJA MË E NDYTË, QË ME I MBYTË TERË KOMBET DHE LOBET
NËN KOBET DHE ROBËT; TË ÇFARROSJES O VARROSJES, JETËS VËRTETËS O,
MBARË NJERËZORE BOTËRORE; ËH, MBARË KOMBËTARE NDËRKOMBËTARE!!.
MANI USA

Shto koment

Denonco