Ç’m’u kujtua Besnik Dizdari

Ç’m’u kujtua Besnik Dizdari

Nga Agim Xhafka - 14/11/2021

Ka ca ditë që po e kujtoj shpesh herë Besnik Dizdarin ikonën e gazetarisë sportive. Më ndodh sa herë del Lul Basha në tv, në fb apo në twitter. Sidomos kur ngrys vetullat, apo ngre zërin dhe nis e dërdëllit. Quhet dërdëllit nga që deri tani në asnjë palë zgjedhje nuk e ka kaluar stekën. Madje dhe atëhere kur e këndoi Himnin stonoi aq keq sa plot rreth tij iu lutën të ulte zërin.

Po pse e solla ndër mend Besnikun? Ç’lidhje ka ai me Lulin? Ku puqen?

Në fakt nuk puqen askund. Se Dizdari ka në cv e tij veç arritje dhe maja. Lul mavria mbushur me humbje. Po pse e kujtoj atëhere? Se mjeshtër Dizdari gjatë jetës së tij profesionale kishte parime të shenjta. Një nga këto e demonstroi vite më parë e qysh atëhere u bë leksion. Ja si ndodhi.

Kur ishte kryeredaktor i gazetës “SPORTI”, i sollën ca miq të tij një njeriun e tyre, një çun të ri për të punuar gazetar te Besniku. Pas ca ditësh që u provua Besniku i njoftoi se çuni nuk ia kishte fare haberin për shkrime.

-Merre se është çun i mirë!- i thanë.

-Merre se është i sjellshëm-iu lutën.

Kur nisën t’i tregonin se është me vullnet, merret dhe me punët e shtëpisë, madje edhe gatuan mirë, atëhere Besniku u nervozua:

-Ore, ju po ma sillni ta bëj dhëndër për motrën në shtëpi apo gazetar që të mbushë faqet e medias sime e ta lexojnë mijëra njerëz?!

E ja ku lidhet me Lulin. Erdhi te PD, mori plot poste, madje arriti deri kryetar. Ndenji plot vite në krye e hiç përpjetë. Sipas mësimit të Besnikut ky duhet të kishte ikur me vrap qysh vite më parë. Se demokratët nuk e zgjodhën për dhëndër, por për prijës. Nuk e zgjodhën për bojën e flokëve dhe të qeshurën plot nur. Prisnin aksione dhe vepra prej tij.

M’u kujtua Besnik Dizdari që shporri prej zyre atë çunin  që s’dinte të shkruante, por ama ia thoshte për gatim. Shpresoj më 11 dhjetor do shpëtojë dhe PD nga djali që di vërtet të gatuajë, ama partinë e shfrytëzoi si...krevat.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

barba pilo14/11/2021 22:18

Agron Gjekmarkaj pat shkruar diku nga viti 2019 se PD duhet te pastrohet nga femijet e gjyqtarve dhe te prokurorve te komunizmit. Por sa u be deputet dhe antar kryesie nuk u kujtua me per ta. Tani rri ne nje tavoline dhe pi kafe me femijet e gjyqtarve dhe te prokurorve te kohes komunizmit, si Clirim Gjata djali i Rrustem Gjates, Ivi Kaso djali i Spiro Kasos, shto ketu dhe mbesen e nje ish sekretari te pare komunist te nje rrethi qe spo ja permendim emrin derisa te ja permende vete Agroni. Ndersa per vet Agronin gjene me brilante e ka thene Kastriot Myftaraj: si ka mundesi qe nje katolik mban emer pagan?? Sepse te vetmit katolike qe ju vune emra pagan femijve te tyre ishin katoliket komuniste, ata pak qe ishin, per shkak te servilizmit te tyre.

Ed bolja 14/11/2021 18:30

O Gime une kam hallin se mos na iken Gjeka,( po erdhi Sala), se do te na e leri pushken varur dhe hajde pastaj te gjejme kush ta zvendesoj Gjeken .Lyli eshte bere si baker i oksiduar .

Qytetari dt 14 / 11/ 202114/11/2021 12:32

Si gjithmone i madhi Gim Xhafka te gjitha ja ke thene " haramit Lul Basha" por diçka per ambasadoren Kim nuk ja ke thene, se ti je dhe nënshtetas amerikan mor burrë....

Shto koment

Denonco