Requiem për një shpirt tradhtari që lëviz mbi një kokë të pafytyrë

Requiem për një shpirt tradhtari që lëviz mbi një kokë të pafytyrë

Nga Mal Berisha - 13/11/2021

Në ditët e zgjedhjeve të Lulzim Bashës, në drejtim të Bashkisë së Tiranës, në vitin 2011, u angazhuam edhe neve, grupi i ish-punonjësve të UNMIK – ut, emrat e të cilëve janë  përmendur shumë herë në mediat e asaj kohe.

• DITA E “FITORES SË LULIT”
Ditën e votimit, në krahun verior të Selisë së Partisë Demokratike, në katin e tretë, gjendeshim katër prej atyre që mendonim se ishim miqtë e atëhershëm të Lulzim Bashës:

Edith Harxhi, Rudi Bobrati, Endrit Reka dhe autori i këtij shkrimi. Komisioni i Zgjedhjeve po bënte numërimin e votave të fundit kur u lëshua kushtrimi, se Lulzim Basha kishte fituar.

Në korridorin e atij kati dolën dhe shpërthyen me ngazëllim për fitoren: Opinionisti më i shquar i televizioneve shqiptare, biznesmeni më i pasur shqiptar (që tani Luli e quan oligark) dhe një pronar i njërës prej mediave shqiptare më të mëdhaja. Ata ishin në krahun jugor të të njejtit kat në një zyrë me Lulzim Bashën. 

Zbrita menjëherë dhe u futa në zyrën e Dr. Sali Berishës. Në zyrë kishte shumë gëzim dhe entuziazëm. Të gjithë po festonin në mënyrën e tyre. Një deputet, i cili i rri tani në krah Lulit, qante nga gëzimi. Ndërsa doktori ishte ulur në një poltronë, jo në vendin e tij, por në atë të të ftuarve që vizitonin zyrën e tij. Edhe unë, me shumë gëzim, iu afrova, ia dhashë dorën dhe e urova. 

• SALI BERISHA KONSTATON VOTAT E HEDHURA GABIM QË I DHANË FITOREN LULZIM BASHËS. 
Për habinë time ai ma tërhoqi dorën drejt vetes dhe më tha tek veshi: 

“Mal, mos nxitoni! Shpallja është bërë para kohe! Nuk i kemi numrat e fitores ende! Rezultati është në teh të briskut. Shpallja është bërë e nxituar. Por ka edhe një shans: Kam të dhëna se ka një numër votash të cilat janë hedhur në kutitë e gabuara. Nëse këto vota janë ashtu siç e mendoj unë, Luli do të fitojë. Por kjo kërkon rinumërim dhe respekt ndaj votës dhe ndaj ligjit”.

Ishte kjo gjetje ideale e një gabimi të votuesve që e konstatoi Dr. Sali Berisha, me instinktin e tij prej politikani, dhe që bëri që Ambasadori Arvizu të përvishte mëngët për të bërë rinumërimin dhe Lulzim Basha të fitonte. Rezultati tashmë dihet. Luli u bë Kryetar, me disa vota nga ato të hedhurat gabim, edhe pse Sali Berisha “paska qenë i përjashtuar prej tij, nga drejtimi i punëve të asaj kohe dhe të asaj dite”. 
O Tempora, O More!

• TRADHTIA E LULZIM BASHËS NDAJ MIQVE TË TIJ UNMIK -as.
Katër miqtë UNMIK – kas të Lul Bashës, megjithë skepticizmin që i karakterizonte ndaj një fyryfyshti, flirtet e të cilit në Prishtinë i dinim të gjithë, bënë gjithçka për fitoren e tij. 
Dhe ai i shpërbleu siç din ai t’i shpërblejë miqtë dhe demokratët: Me tradhti:

Edith Harxhi u përjashtua nga PD – ja;

Endrit Reka u shkelmua pa vonuar fare; 

Rudi Bobratit iu harrua emri dhe puna e palodhur që bëri për Lulzim Bashën;

Ndërsa autori i këtyre radhëve, duke besuar Bespremin, i ndihmoi pa asnjë kusht as konditë deri kur u bind se ai është një tradhtar dhe i pabesë.

Dhe këtë e kam konstatuar shumë kohë përpara se ai ta shfaqte hapur pabesinë. Prandaj u largova urtësisht prej tij.

•TRADHTIA E LULZIM BASHËS NDAJ DEPARTAMENTIT TË SHTETIT 
Do të vijë koha të tregoj në detaje edhe për tradhtinë që i bëri Departamentit të Shtetit Lulzim Basha, kur doli nga Parlamenti, por për sot po mjaftohem me këtë që po shkruaj më poshtë:

Me daten 30 Prill 2019, ora 17.00 deri në 18.10 unë kam pasë takim kokë më kokë me, asistentin e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Ambasador Philip T. Reeker, drejtorin e Ballkanit z. Matthew A. Palmer, si dhe diplomatët Paul E. Pfeuffer dhe Keith E. West.

Ajo çfarë më thanë ata burra përmblidhet në këtë frazë:

“Lulzim Basha na preu në Besë. I thamë mos dil nga Parlamenti! Në mbrëmje na premtoi se nuk do të dilte dhe na tha: “Jo nuk dal!” 

Të nesërmen, për habinë tonë, doli. Tani gjejeni vetë se si mund të luftoni jashtë institucioneve!”

Sa keq më vjen që të tregoj sesi një njeri që i besuam aq shumë na tradhtoi kaq pabesisht!?

Dhe çdo tradhti e tij duket se është bërë në atë që quhet ROAD – MAP, e planifikuar dhe e paramenduar - deri tek intervista e djeshme.

Tani në bilancin e tij ka një ”Fitore” të  dhuruar nga Dr. Sali Berisha, një mijë  humbje dhe një  milion tradhëtira.

Fati i tradhëtarëve dihet! 

Ballabani – Esati – Edi Rama – Llulli Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuf dabjoni16/11/2021 10:38

Je gabim Malo Aga ...Nuk eshte i pafytyre Lulashi... ai ka surratin e Enverit.... e i tille soji eshte

tirana14/11/2021 17:28

Bace , ti mir e ke shkrue !
Por kto gjana tash dihen e po kuptohen cok . Nuk po kane ma ndonje interes te madh , sepse problemi kryesor asht me qene n'Tirane krah doktorit n'Foltore ; pasi ne kete foto po shoh se mbrapa juej me duket se asht Rok Feler Center ....????!!!!

Gjon13/11/2021 18:28

Ja ke fut shpatit me arsyetime kalamajsh. Ju po i gezoheshit fitores por u desh zgjuarsia e sales qe te kuptonit se duheshin edhe ca vota. Dhe per ironi duheshin fix ato qe ishin hedhur gabim.Edhe 1500 vota te partise meme te sales, asaj komuniste. Jeni te papame per rrena.

Shto koment

Denonco