Gërdallat e Kullës së Hotit

Gërdallat e Kullës së Hotit

Nga Avenir Peka - 11/11/2021

Lulzim Basha ka mbetur i vetëm në 'Kullën e Hotit', nga frëngjitë e së cilës herë nxjerr kokën vetë Basha, herë Duma, herë Salianji, herë Tabaku, por më së shumti luftëtari Bardhi. Jo ndaj Ramës, por ndaj të vetëve. 

'Foltorja' e Sali Berishës është një aksion politik. Mbledhja e Kuvendit Kombëtar është një veprim politik dhe procedural, ndërsa shkarkimi i Kryetarit, një vendim politik. Si të tilla, edhe kundër veprimi i  Bashës me të tijtë duhej të ishin politikë. Por jo, sepse ata janë apolitikë, dhe të paaftë. Si të tillë ata nuk mund të dalin në betejë politike.

Në vend që ata të ishin përballë Sali Berishes dhe mbështetësve të tij me një qëndrim, projekt, vizion, diskurs politik, sot jane kthyer në një grup sharlatanësh që nuk dinë se çfare flasin.  Akuzojnë Berishën se bashkëpunon me Ramën; se ka hallin e vet; se është i marrë peng, apo se ka kthyer 'Foltoren' në një bunker. Janë pikërisht këto lloj palaçollëqesh, që sa herë dalin dhe i artikulojnë, aq më shumë i shtohen ndjekësit Berishës. 

Duke qenë shterpë në argumeta politikë, janë futur në teknikalitete procedurale mbi aktin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Gafa më e madh që mund të bësh në një debat publik e politik është te futesh në teknikalitete ligjore dhe procedurale.

Është pikërisht ky territor i rrezikshëm që të detyron të bësh gafa taktike si ajo e Gazment Bardhit mbrëmë i cili në përpjekje për të deligjitimuar 60% të firmave të mbledhura, pranoi se Kuvendi mund të mblidhet me vetëm 25% të tyre, duke hedhur poshte argumentin e tyre kryesor prej dy muajsh kunder mbledhjes së Kuvendit. 

Këta jo vetëm që janë të paaftë politikisht, por edhe profesionalisht si juristë.

Argumentat ligjorë të Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit i bëjnë ata të padenjë për juristë komunash, e jo më per ligjvënës apo ministra.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari11/11/2021 21:00

Gazimja,Lyli end compani ,si mundet (qe zben vaki) te dalin dhe te kerkojne takim me bazen e pd kur hedhin balte mbi ta.Politika do burra me tope dhe jo burecer qe jane me keq se laviret ,Keta lloj babuinesh e bejne si puna e atij qe kaloj lumin dhe tha te dhjefsha kalin,psh le ta provoje bythen ai trimi i malesise Gjekmarkaj se sa i vlen lekura dhe te zbresi ne baze .

Shto koment

Denonco