Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Shqipëria e zhurmshme 'nacionaliste' dhe Shqipëria e heshtur e 'Xhuxhit'!

Shqipëria e zhurmshme 'nacionaliste' dhe Shqipëria e heshtur e 'Xhuxhit'!

Nga Çim Peka - 29/10/2018

Ju kujtohet mes dhe fundviti 2016; po fillim viti 2017?

“Bombë e Flamur” ishte Rilindja, rrjeti dhe shumica e medieve në atë kohë. Më në fund kishte dalë “një burë shteti”, “që ja mblodhi grekut”.

Dhe ai ishte vetë “kapiteni i shqiptarizmit”, Edi Rama, i cili nuk linte pa shfrytëzuar status në rrjet e aktivitete, seancë parlamentare e takime me popullin, pa siluruar e provokuar fqinjin tonë problematik.  

Më 31 tetor të vitit  2016 hodhi në Facebook një `Amacord`, ku shfaqej një gravurë e vjetër e Akropolit. Mes rreshtave u kujtonte grekëve, se ky monument madhështor i antikitetit është ende në këmbë, falë një shqiptari’; Gjergj Dushmanit.

Kaq mjaftoi dhe nami në Tiranë e Athinë; lart e më lartë flamujt e nacionalizmit. Ky ishte kryelajmi, asnjë “hall” tjetër nuk kishin shqiptarët, qeveria dhe vetë KR Rama.

Pastaj sërish, po atë vit më 19 Nëntor, në Samitin e Diasporës, me një fjalim që do ta kishte zili edhe Enver Hoxha në kohën kur nuk kishte shkruar ende, “Dy popuj miq”, lëshoi gjyle e flakë të tjera;

“Për një kohë të gjatë, fqinjët tanë u mësuan, që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar, të heshtur, kur fjala ka qenë dhe mbetet për çështje, që nuk mund të bëjmë që nuk ekzistojnë”

Vuuu duartrokitjet dhe ovacionet në sallë, ngazëllim dhe histeri në rrjet, media dhe kafene.

-E patë o shqiptarë, se kush është Edi Rama?; ua mblodhi prapë grekëve, s`ka më, `nuk ekziston çështja çame` dhe as, të shijnë në mes të Tiranës dhe Himarës; tani ka shtet...

Po kështu nisi edhe viti 2017, me Ali Pashë Tepelenën, i cili qëndronte pas revolucionit grek, fjalime të egra në parlament duke e bërë “Qirje Vangjel Dulen”  copë- copë,  e plot “bomba e flamuj” nacionalizmi, që trullosnin, 24 në 24 orë, shqiptarët.

Prish haure kishash e qerpiçë shtëpish në Himarë, ndize flakë nacionalizmin, sillua në pjatë “çështjen çame”; pushtoi studiot televizive, portalet e rrjetin me këtë temë, për të cilën “vdesin” shqiptarët dhe ec përpara.

Kjo deri ditën që Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias, shtrënguan fortë duar nën tavolinë, e hodhën valle së bashku në Kretë e në Korçë!

Meqenëse i kujtuam të gjitha këto që ndodhën në këtë seri nacionaliste të Rilindjes, ju ftojmë të ktheni kokën prapa dhe të rinxirrni nga memoria, edhe çfarë ndodhte po në të njëjtën periudhë në Shqipërinë reale.

Sapo kishte dalë zbuluar dhe nuk kishte më asnjë dyshim as për ndërkombëtarët, operacioni i kanalizimit të vendit; i gjithë zinxhiri komandues i policisë së shtetit rezultoi se ishte vënë në shërbim të kultivuesve dhe trafikantëve të drogës; avionë kartelesh që rrëzoheshin; radarë të ushtrisë që punonin për krimin...dhe mbi të gjitha skandali dhe implikimi i ministrit “kampion i Rilindjes”, Saimir Tahiri.

U fashit edhe kjo histori e denjë vetëm për një narko-shtetet, sepse anormalja për shqiptarët tashmë është bërë normalitet; “Çamëria” u harrua e u shit me gjithë 12 milje të detit Jon, me gjithë pasurinë e pamat të hidro-karburanteve që ka brenda, kurse grekët u bënë kaluar “dy popujve miq” të Enverit.

Por nëse ke lindur në katakombet e fekaleve të Shqipërisë është postulat, që aty do të kthehesh sërish, për të marrë ushqimin e mbijetesës. Ndaj  të përgërat të shpërthejnë gjithandej kur nuk e pret, do apo nuk do.

Prandaj tani në këtë fundvit të 2018-ës kemi një Deja Vu, të 2016-2017-ës, të cilën e përshkruam më sipër.

Duke menduar se kishin mbyllur vrimën nga kutërbonte “Tahiri e kanabisimi i Shqipërisë”, u plasi “Xhuxhi” e Xhafaj. Dhe për “koincidencë” sërish  plas, edhe lufta e retorikës nacionaliste me Greqinë!

Çdo vit që në territorin shqiptarë në zonat minoritare, por edhe në Himarë ka festë Greqia, ndodhin incidente të shkaktuar nga individë të me tru të mykur, apo të paguar nga qarqe përtej kufirit, të cilët e kanë prej dekadash biznes të madh, këtë punën e Vorio-Epirit.

Ka luftë flamujsh, thirrje e parulla ekstremiste, sherre të dhunshme mes të fortëve nga të dy palët; ka edhe armë që shkrehen në ajër. Kështu ka qenë çdo vit, por RENEA, nuk kishte nxituar kurrë që të udhëtonte drejt Jugut, sikur kishin rrethuar “Eskobarin”.

Ka boll forca policore Gjirokastra, Tepelena, Përmeti apo Fieri (shumë herë më të afta, se ai “ushtari” ditëzi i Vorio-Epiri) për të përballuar një psikik të veshur me rroba ushtarake greke, edhe pasi qëllonte drejt tyre dhe duhej eliminuar. Nuk kishte zbarkuar ushtria e “Mavi”, si në prill të 1994, jo.

Ligji për përdorimin e armëve nga ana e policisë, nuk funksionon vetëm për RENEA. Ky repart special i cili çohet për show aty ku ka vërtetë kriminelë të rrezikshëm dhe të shumë kërkuar, (gjysma e efektivit të tij në fakt pas orarit të punës punon, si roje të “biznesmenëve” që kërkohen nga gjysma e botës dhe ruhen nga kundërshtarët këtu brenda), ka plot punë për të bërë me kriminelë realë të rrezikshëm.

Por ngjarja duhej “e madhe” dhe me sa më shumë “bomba e flamuj” nacionaliste, me impakt shpërthyes në të dyja anët e kufirit.  

Dhe ja ku rikthehet sërish Edi Rama, si kaposh nacionalist; ky që heshti për ndarjen e Kosovës, “se ashtu ishte një punë”; që nuk thotë asnjë fjalë se përse u shit dhe u kyç “çështja çame” dhe zona e pasur ekonomike në pjesën tonë të detit Jon.

Grepi i radhës u hodh, njësoj si në kohën e kanabisimit të vendit dhe kapjen me “presh në duar” të Tahirit:

Të gjitha mediat, lukunia e ushtrisë në rrjet; emisionet e darkës, deputetë, militantë, të zgjuar e budallenj; të gjithë janë lëshuar ta kapin karremin-krimb të Ramës, duke harruar peshkaqenët Xhuxhi&Xhafaj dhe gjithë bazenin e fekaleve, nga dolën në dritë të diellit, për ti parë shqiptarët këto ditë.

Dhe ja ky kemi dy Shqipëri; atë të Ramës me polici që vret një grek të sëmurë psikik dhe ngazëllon nga adrenalina e nacionalizmit dhe atë realen e “Të gjatit”, Xhuxhit, Qorrit, Xhafajeve, Lalës, Lalit e kmani, të gjithë në shërbim të trusteve të krimit, të patrazuar.

Për cilën, do të flasim dhe do të shkruajmë?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber Pashtriku30/10/2018 14:11

Peka gabon qe e quaj Kacifen te semure psiqik. Kacifa nuk ishte i semure por nje ushtar i bindur i Agimit te Arte dhe shovinizmit grek.
Ai ishte sipas te gjitha gjasave pjesë e plan it per te ndezur shkendijen e konfliktit shqiptaro grek per te ndarë te ashtquajturin Vorio-Epir.
Me duhet ti meshoj faktit qe lejimi i varrezave te ushtareve pushtues grek ka qenë nje vendim i pamenduar dhe me pasoja qe vetem as kemi filluar ti shohim.
Shqiperia dhe politika shqiptare, partitë politike shqiptare ka ardhur koha te marrin nje vendim unanim dhe ta shpallin ate vendim apo marreveshje te paligjshme dhe antikombetare dhe to heqin varrezat nga territori shqiptar. Nese do shteti grek ti marri dhe to varrosi ne token greke apo prane familjeve te tyre.
Nese kjo nuk behet tani shume shpejt do ketë trazira dhe ngjarje te tjera si kjo e terroristit Kacifa. Shqiperia po ashtu duhet të nderhyje fort ne instancat nderkombetare ti ndaloje Greqise financimin e pensioneve te paligjshme populates shqiptare ne jug te Shqipërisë.
Po ashtu duhet nderhynte ndoshta edhe në Kushtetutë qe të ndalohet financimi nga jashte I instuticioneve fetare shqiptare.
Nese keto hapa nuk ndermerren sot do të jete tepër vonë neser.

Alfred Leka29/10/2018 20:15

Te flasim dhe te shkruajme edhe per Shqiperin e parardhseve te Rames, se kanabizimi nuk filloje nga 2013. Shqipetaret jane nje popull qe harrojne, ka urrejtje per Greqine, kurse kur vjene puna per Italianet dhe Gjermanet (!!) qe na pushtuan e na vrane jo mor lal ska problem ne jena tifoza dhe i duam makinat e tyre. nejse i vdekuri nuk gjykohet,

krasasi tp29/10/2018 16:56

Ka 10 apo 20 vjete qe i ndjeri K.Kacifa hov sa nga Bularati e Himara, ne Athine e anasjelltas, duke ngulur e çkulur flamuj e duke propoganduar tezat e organizatave ekstremiste Greke te Megalidhes.Keshtu do kish vazhduar nese nuk do ndjente, me nuhatjen e nje nacionalisti, se situata ne Ballkan ishte e favorshme dhe se duhej kaluar nga fjalet ne vepra e se nje i ri si aji, megjithese nuk do sillte clirimin e "Vorjo Epirit " do ngelej simbol i luftes per çlirim.Me mire nje shtatore ne mes te Bularatit se nje vdekje dhe prehje e qete ku askush s'te kujton.Fjalet i merr era, vepra ngelet.I ndjeri Kacifa e kish mbledhur mendjen qe do vdiste si hero, ndaj megjithse ne te drejten e saj, policija mund ta kishte neutralizuar dhe jo eleminuar.Kemi zgjeruar me mijra km katrore detin, bertiste ish ministri jashtem Grek Kotzias, Serbet do marin, por edhe do ja falin veriun e Kosoves ,po ne pse mos te marim dhe te na falin jugun e Shqiperise ,kalonte ne delir nacionalisti.Koha kerkon heronje ,une jam njeri prej tyre."Profesorat" e Mavi-s ,silogjeve ekstremiste e turli ekstremistesh nacionaliste pine vere e gajasen ne buzuqe, i ndjeri djal i vetem, shtylla e shtepise, ben harakiri.Vdekje e paralajmeruar.Antishqiptaret ne Greqi dhe Antigreket ne Shqiperi kane me se te meren.Fatmiresisht jane te paket.Flasim per te dyja Z.Peka."Te gjatit" ja lumsha syn e pushkes.Ose hesht, ose flet ne fund.Mjeshter .Edhe ne 21 Janar rrinte matan ures se Lanes, ua bente me duar e me shenja çunave dhe priste i qete te mblidhte te korrat e stines se grushtit te shtetit.Rreth 200 çuna me "axhende tjeter"(Arvizu) me hunje me nje egersi qe mund te demostrohej
vetem nga te droguar sakatuan policine e shtetit.Ne dallim nga çunat, populli protestonte paqesisht.Te kujtohet Z.Peka, se megjithse çunat u futen edhe brenda rrethimit te Kryeministrise dhe as nje çun nuk u neutralizua.Por jashte gardhit u vrane 4 demostrues te pa fajshem u plagosen dhjetara police edhe gazetare, pikerisht nga çunat.Sa nga keta çuna jane te perfshire ne shitblerje votash, ne kanabizim dhe drogra te forta.Cilet jane lidhjet e politikaneve me çunat ne pergjithesi ne krejt teritorin e vendit.Kush urdheroji te qellohej mbi popullin e pa fajshem dhe jo mbi ndonjerin nga çuanat, per ti trembur apo per ta neutralizuar .Mirpo ligji percaktonte te tjera veprime te policise e Gardes per popullin jashte gardhit, e tjeter per ata jashte gardhit.Kete na i kujtoj Z.Berisha fill pas vrasjeve dhe ndoshta nje dite me pas ,ne nje koment une kam shtruar te njejten pyetje si sot.Kush dha urdher dhe kush nderhyri ne kamerat e institucionit.Politika nuk ndahet dot nga çunat dhe vendi nuk ecen para pa gjete dhe ndeshkuar fajtoret.Ne mazhorance, por edhe ne opozite veçanerisht.As PD nuk kthehet dot ne rolin qe i takon si lokomotive e ndryshimeve dhe progresit demokratik.

Tiku29/10/2018 16:15

Brilant!

Ai29/10/2018 15:47

Deliranti grek nuk erdhi si dhurate nga qielli, ai duhej dhe u perhatit per kete moment. Se kujt i interesonte, kjo eshte shpjeguar mjaft mire nga Cim Peka mendoj une, prandaj cdo komet eshte i tepert.

Cuf dabjoni29/10/2018 15:47

harruat dhe interesat e serbeve per "nacionalizem" shqiptar vetem me grekun dhe perpjekje te huaja per dasi fetare me ortodokset.....se me katoliket nuk ja u mban qiveriut as atyre qe mbushin fb. kur ipeshkvet jane shumica italian e s'din as shqip.

Ajo29/10/2018 15:11

Gjithashtu besoj se qeveria shqiptare e lejoi dhe mbase e inkurajoi situaten ne Bularat. K. Kacifa e kishte shpallur hapur ne FB qellimet dhe idete e tij, gjithashtu ishte mese e qearte per ShISh dhe M. E Mbrojtjes se ai mund te shkaktonte trazira gjate festimeve perkujtimore te fillimit te luftes Italo- greke. Atehere cfare priste MB dhe policia kufitare per ta ndaluar kete ekstremist me nenshtetesi shqiptare ( si edhe greke) per ta ndaluar???
Perse u la i lire te bente provokime te hapura ne token shqiptare?
Besoj se Rama shoresonte fort qe ky person ekstremist do vepronte pikeridht sic pritej dhe forcat e RENEAS ne vend qe ta neutralizonin, qofte duke e plagosur, e vrane duke krijuar edhe incidente diplomatike, por me e rendesishmja per ti vene aureolen e nacionalistit te flakte Rames dhe per te zhvendosur vemendjen nga skandalet.
Ky popull kaq do, harron shpejt dhe gabon fatalisht edhe me shpesh!

Salvo29/10/2018 15:05

I perpikte!

Ajo29/10/2018 15:01

Besoj se vrasja e ekstremistit grek mund dhe duhej eliminuar!
Por besoj se deliranti vorioepirot i erdhi si dhurate nga qielli Rames per te zhvendosur vemendjen nga skandalet qe po e fundosin. Ne asnje menyre opozita te mos bjere ne gracken e Rames!

Shto koment

Denonco