Të burgosurit në Finlandë në programin e trajnimit të IA, si pjesë e rehabilitimit

Të burgosurit në Finlandë në programin e trajnimit të IA, si pjesë e rehabilitimit

11:38, 23/09/2024
A+ Aa A-

Përgjatë dy viteve të fundit të burgosurit në Finlandë kanë marrë pjesë në trajnimin për Inteligjencën Artificiale për etiketimin dhe klasifikimi i të dhënave, si pjesë e një programi rehabilitimi. Në vend të detyrave tradicionale të burgut si qepja, pastrimi dhe larja e rrobave, të burgosurve në tre burgje të mbyllura në Finlandë u është ofruar mundësia të provojnë këtë lloj pune digjitale.

Nisma, e cila është në partneritet me startup-in e të dhënave të tregut, Metroc, synon të reduktojë recidivizmin duke i pajisur të burgosurit me aftësi moderne, shkruan A2.

"Ndërsa softueri ynë përpiqet të interpretojë materialin e tekstit dhe detaje të ndryshme rreth produkteve të ndërtimit, ne duhet të mësojmë modelet e gjuhës [IA] për të kuptuar gjuhën finlandeze dhe për të kuptuar kontekstin e ndërtimit, pyetjet dhe temat e ndërtimit," thotë Jussi Virnala, Themeluesi i Metroc.

Sistemet e IA kanë nevojë për kontribut njerëzor kur zhvillohen, veçanërisht kur kanë të bëjnë me gjuhë si finlandishtja, e cila flitet nga vetëm pesë milionë njerëz në mbarë botën. Kjo krijon sfida në një ekonomi me paga të larta si Finlanda, ku punësimi i folësve vendas mund të jetë i kushtueshëm, përcjell A2.

Metroc përgatit materiale trajnimi të cilat përfshijnë një kurs bazë rreth historisë dhe terminologjisë së ndërtimit, si dhe IA. Pjesëmarrësit pajisen me laptopë të veçantë dhe u drejtohen pyetje të thjeshta si "a është teksti në lidhje me dhënien e një leje ndërtimi?"

Studiuesit që monitorojnë projektin thonë se rregulloret strikte në burgjet finlandeze sigurojnë kushte më të sigurta pune, sesa punë të ngjashme jashtë sistemit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco