Burri për pak i shpëton kafshimit nga gjarpri masiv, pamjet bëhen virale

Burri për pak i shpëton kafshimit nga gjarpri masiv, pamjet bëhen virale

08:38, 22/09/2024
A+ Aa A-

Një video e një burri që guxon të përballet me një gjarpër ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Pamjet tregojnë se personat e pranishëm gjatë incidentit dukeshin të frikësuar.

Në video, një burrë përpiqet të kapë një gjarpër që i hidhet në mënyrë të përsëritur, duke shmangur kafshimin e zvarranikut, përcjell Telegrafi.

Ndërsa video vazhdon, gjarpri rrëshqet dhe burri përpiqet ta kap atë nga koka.

Gjarpri e godet disa herë dhe aty zhvillohet një moment i tensionuar kur ai mezi arrin të shmangë kafshimin.

Meqenëse kjo video u shpërnda në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, njerëzit e kanë parë atë me miliona herë dhe kanë shprehur frikën dhe habinë e tyre për veprimin e burrit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco