Në këtë qytet mund ta provoni një kafe 'speciale'/ Shërbehet në speca dhe kushton shumë pak

Në këtë qytet mund ta provoni një kafe 'speciale'/ Shërbehet në speca dhe kushton shumë pak

20:28, 20/09/2024
A+ Aa A-

Një kafene në Shangai ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për kafen “speciale” që u shërben të ftuarve.

Për çfarë bëhet fjalë?

Krijimi i tyre përfshin derdhjen e pijes së nxehtë popullore në gota jeshile dhe në meny është etiketuar si “green pepper latte”.

Pamjet e përgatitjes së pijes së pazakontë kanë vërshuar rrjetet sociale dhe pretendohet se “kafeja në baburë” është bërë sensacion.

Kafeneja, emri i së cilës nuk është publikuar, ofron një pije për vetëm 1.30 euro.

Në video, ne shohim stafin duke prerë specin dhe hequr farat ndërsa në të derdhet kafeja me qumësht.

Menaxhmenti i lokalit pretendon se inovacioni i tyre ka qenë një sukses i madh pasi është një ndër pijet e preferuara të klientëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco