Shtresa e ozonit, drejt rimëkëmbjes/ Shkencëtarët: Do të kthehet në normalitet deri në vitin 2045

Shtresa e ozonit, drejt rimëkëmbjes/ Shkencëtarët: Do të kthehet në normalitet deri në vitin 2045

15:17, 17/09/2024
A+ Aa A-

Shtresa e ozonit në botë është drejt rimëkëmbjes afatgjatë, pavarësisht shpërthimit të madh vullkanik në Paqësorin Jugor. Kjo deklaratë është bërë nga Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se Shtresa e ozonit të tokës, është drejt rimëkëmbjes afatgjatë.

Me projeksionet e tanishme, ozoni pritet të rikthehet në nivelet vitit 1980 rreth vitit 2066 në zonën rreth Antarktidës, ndërsa rreth pjesës tjetër të botës në vitin 2040.

Shtresa e ozonit mbron tokën nga rrezatimi ultravjollcë i Diellit, që shkakton kancerin e lëkurës dhe rreziqe të tjera shëndetësore.

Shtetet janë angazhuar të zbatojnë protokollin e Montrealit të vitit 2016 që synon të shmangë sa më shumë ngrohjen globale nga efekti serrë me rreth 0.5 gradë Celsius deri në vitin 2100.

Kina mbetet një nga ndotësit më të mëdhenj në botë. Ministria e Mjedisit e Kinës ka deklaruar se së shpejti do të publikojë një plan për të reduktuar nivelet e ndotjes.

Ndërsa njoftimi vjen më shumë se 35 vjet pasi çdo komb në botë ra dakord të ndalojë prodhimin e kimikateve që copëtojnë shtresën e ozonit në atmosferën e Tokës që mbron planetin nga rrezatimi i dëmshëm i lidhur me kancerin e lëkurës dhe dëmtimin e të korrave.

Shtresa e ozonit është një shtresë natyrore gazi e vendosur në stratosferë - shtresa e dytë në atmosferën e Tokës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco