Ish-agjenti i kundërzbulimit në SHBA e pranon: UFO-t janë realë!

Ish-agjenti i kundërzbulimit në SHBA e pranon: UFO-t janë realë!

14:07, 09/09/2024
A+ Aa A-

Alienët janë realë dhe trupa ‘jo-njerëzor’ janë gjetur në tokë, ka pohuar Luis Elizondo, një ish-agjent i Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane.

Luis Elizondo , një studiues për një kohë të gjatë i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, pretendon gjithashtu se ka trajtuar teknologjinë ‘aliene’.

Duke folur për iNews , Elizondo tha: ‘Ne e dimë se ku ishin. Ne nuk e dimë se ku janë.

 ‘Duhet të jem i kujdesshëm se çfarë them këtu, që të mos jem në telashe – unë kam ende certifikatën time të sigurisë.’

Duke folur për librin e tij të ri në ABC neës , Elizondo tha se donte t’i tregonte publikut amerikan të vërtetën rreth UFO-ve, tashmë të quajtura fenomene anormale të paidentifikuara, për një kohë të gjatë.

 ‘Ato janë reale dhe janë një çështje e sigurisë kombëtare për këtë vend. Doja të isha në gjendje t’i tregoja publikut amerikan përvojat e mia dhe atë që qeveria ka bërë për një kohë shumë të gjatë, jo vetëm kur isha në program, por për dekada të tëra për interesin e qeverisë për UFO-t. Kur filluam të shikojmë vërtet këtë, ishte në kulmin e Luftës së Ftohtë’, tha ai, raporton The Sun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco