Ja pse ne mund të marrim lajme emocionuese për alienët... në vitin 2040

Ja pse ne mund të marrim lajme emocionuese për alienët... në vitin 2040

12:38, 30/07/2024
A+ Aa A-

Nga Marina Koren, THE ATLANTIC

Dje, NASA shpalli se një nga robotët e saj në Mars kishte kampionuar një shkëmb shumë, shumë intrigues. Në pamje të parë, shkëmbi duket si i gjithë planeti i kuq - i fortë, i kuqërremtë, i thatë. Por është ndoshta më emocionuesi nga ata që kanë zbuluar eksploruesit e hapësirës. Shkëmbi, tha NASA në një njoftim për shtyp, “zotëron aftësi që përshtaten me treguesit e një jete të lashtë”.

Sigurisht që do të ndodhte kështu. Në mes të një vere të mbushur historikisht me ngjarje - një atentat ndaj një ish-presidenti, largimi i papritur nga fushata i një tjetri, ndoshta ndërprerja më e keqe e teknologjisë në histori - shkencëtarët mund të kenë një zbulim alien në duart e tyre.

Që të jemi të qartë, shkëmbi, të cilin shkencëtarët po e quajnë ‘Cheyava Falls’, vetëm mban dëshmi potenciale të jetës së fosilizuar. Ka dhe shpjegime të tjera të besueshme për paraqitjen dhe kompozimin e tij, gjëra të zakonshme të cilat nuk kanë të bëjnë me proceset biologjike. Prapë, shkencëtarët janë të emocionuar. “Ky është fiks lloji i shkëmbit që ne erdhëm për të gjetur në Mars,” tha Briony Hogan, një shkencëtar planetar në Universitetin e Purdue, i cili udhëhoqi pwrzgjedhjen e destinacionit të misionit, më tha në një email. Por për të hetuar vërtet nëse ‘Chevaya Falls’ përmban prova të mrekullueshme të një gjeneze tjetër në sistemin tonë diellor, NASA duhet që ta sjellë kampionin në shtëpi - një proces i cili mund të marrë më shumë se 15 vjet.

Sipas NASA-s, roboti, i quajtur Perseverance, ka zbuluar në ‘Chevaya Falls’ përzierje organike, të cilat siç e dimë janë të rëndësishme për jetën. Shkëmbi përmban dhjetëra njolla leopardi: njolla të vogla, me forma të parregullta, të bardha, të rrethuara me material të zi që shkencëtarët e NASA-s thonë se përmban fosfor dhe hekur. Këto veçori mund të lindin nga reaksione kimike, të cilat mund të ofrojnë energji jetëdhënëse për mikrobet. Nëse do i shihje këto njolla leopardi në një shkëmb të lashtë në Tokë, ti do të hamendësoje se ndonjë organizëm mikroskopik dikur jetonte aty.

Shkëmbi ‘Chevaya Falls’ u zbulua në rajonin ‘Jezero’ të Marsit, që shumë shkencëtarë besojnë se rridhte me ujë shumë miliarda vite më parë. Ndoshta, para se planeti të ngrinte, aty mund të ketë pasur mjaftueshëm kohë - dhe përbërësit e duhur - për forma të vogla jete që të krijoheshin; po të jetë kështu, ‘Jezero’ mund të ketë qenë një nga zonat më të jetueshme në planetin e kuq. ‘Chevaya Falls’ e mbështet këtë teori pasi ajo është e shënuar me shtresa sulfat kalciumi, që sugjeron se dikur rridhte ujë gjatë sedimenteve të tij. Në mënyrë vendimtare, sulfati është i mirë për mirëmbajtjen e materialit organik, thotë Horgan.

Shkencëtarët brenda dhe jashtë NASA-s e dinë se zbulimi vjen me paralajmërime. Carol Stoker, një shkencëtare planetare e NASA-s, e cila nuk bën pjesë në mision, më tha mua në një email që edhe pse “ky është shkëmbi më interesant që Perseverance ka kampionuar,” ajo do donte të shihte më shumë prova për pretendimin se instrumentet e robotit kishin zbuluar material organik. Procese krejtësisht abiotike mund të prodhojnë përbërje organike. Dhe vetëm se disa elemente kimike mund të shërbejnë si burime energjie, kjo nuk do të thotë se diçka, dikur i përdori ato. “Kjo është sikur të thuash se një fushë misrash është dëshmi për praninë e lopëve,” Darby Dyar, një gjeolog planetar në Kolegjin ‘Mount Holoyke’, i cili ka studiuar marrëdhëniet mes mineraleve dhe mikrobeve, më tha mua në një email.

Nuk ka shumë gjasa që më shumë dëshmi të vijnë së shpejti. NASA thotë se Perseverance ka studiuar shkëmbin ‘Chevaya Falls’, “nga çdo kënd i imagjinueshëm,” me çdo instrument që ka. Por vetëm roboti nuk mund të tregojë nëse zbulimi është një përparësi. “E vetmja mënyrë që të jemi të sigurt është që ta marrim atë kampion në një laborator në Tokë,” thotë Paul Byrne, një shkencëtar planetar në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis, më tha mua në një email.

Lajmi i mirë është se NASA ka shpenzuar vite duke punuar në një mision ambicioz, i quajtur Kthimi i Kampionit nga Marsi, për të bërë fiks atë. Lajmi i keq është se misioni është tani në braktisje. Zyrtarët e NASA-s e ndaluan zhvillimin më herët këtë vit, duke thënë se programi ishte bërë shumë i shtrenjtë dhe donte shumë kohë. Afati kohor do të thoshte se kampionet e mbledhura nga Perseverance nuk do të ktheheshin në Tokë deri në 2040, dhe gjithashtu edhe para zbulimit të ‘Chevaya Falls’, NASA donte që ato të ktheheshin më shpejt. Agjencia tani po konsideron koncepte alternative të misionit, ku futen sjellja e më pak kampioneve se sa u planifikuan. Kjo mundësi i ka shqetësuar shkencëtarët, edhe ata sigurisht po shpresojnë se zbulimi mundues e bind NASA që të mos dorëzohet në mision. Nëse asgjë tjetër, koha e këtij zbulimi është e përshtatshme për ithtarët e kthimit të kampionit, një pikë ekstra e të dhënave në favor të sjelljes së aq shumë kampionëve në shtëpi sa ka mundësi.

Shkencëtarët janë mësuar me paqartësitë në këtë linjë pune. Në shtator 2020, në vuajtjet e pandemisë Covid-19, shkencëtarët deklaruan se kishin zbuluar dëshmi të fosfinës në retë e Venusit - një gaz i cili, në Tokë, lidhet me jetën. (Duket se nuk ka asnjëherë një kohë të mirë, të qetë për të deklaruar zbulimin e ndoshta-alienëve.) Gati katër vite më vonë, shkencëtarët ngelin të pasigurt nëse fosfina është një produkt i krijesave të gjalla, aktivitetit normal gjeologjik, apo diçka tjetër. Sipas dijes sonë, Venusi ngel pa jetë.

Edhe nëse ‘Chevaya Falls’ sillet në Tokë, shkencëtarët ndoshta nuk mund të vijnë në ndonjë konkluzion të rëndësishëm. Ata mund të mos gjejnë diçka pasi, edhe pse ‘Chevaya Falls’ mund të duket shumë intrigues tani, trapani i Perseverance mund të ketë goditur vetëm në të majtën ose të djathtën e jetës së fosilizuar, edhe asnjëra nuk do të arrinte në tubin e kampionëve. Jeta Marsiane mundet edhe të jetë fshehur në një pjesë tjetër të planetit, në pole ose në shpella nëntokësore. Ose shkencëtarët mund të mos zbulojnë gjë pasi ata nuk e dinë për çfarë të kërkojnë; Kërkimi i tyre udhëhiqet nga struktura e jetës siç e dimë ne në Tokë, edhe ata mund të mos ta njohin çfarë komshiu jonë planetar mund të kishte krijuar.

Menjëherë pas mbërritjes së anijeve kozmike gjigante nga një qytetërim jashtëtokësor i etur për të na dhuruar një gjuhë të re, duke zbuluar ndoshta alienët në formën e mikrobeve të vogla, të vdekura prej kohësh, nuk do të ndryshojnë rrjedhën e jetës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por zbulimi do të ishte një burim mrekullie, edhe rehatie. Ai do tregonte se historia e jetës në Tokë është vetëm një histori, ndoshta një nga historitë e panumërta në univers. Një pikë e lehtë e kuqe, e varur në të njëjtën rreze Dielli si ajo blu, me historinë e saj të pasur të lëvizjes dhe komunitetit. Por deri kur shkencëtarët të mund të analizojnë ‘Chevaya Falls’ dhe kampionë të tjerë si ai, ne nuk kemi shpresë për të kuptuar si këto histori mund të kenë filluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco