Si bëhej plazh në Anglinë viktoriane?

Si bëhej plazh në Anglinë viktoriane?

09:13, 29/07/2024
A+ Aa A-

Nga mesi i shekullit të 19-të, me zhvillimin e hekurudhave, londinezët zbuluan detin, por ata laheshin vetëm me “bathing machines”: mini dhoma zhveshjeje, të tërhequra nga kuajt.

Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, në Francë filloi të përhapet moda për të notuar në det, atëherë njerëzit e pasur, fisnikët dhe mbretërorët filluan të frekuentojnë vendpushimet bregdetare, të cilat më vonë u bënë të famshme si Deauville.

Mundësia për të arritur lehtësisht në det, shpërtheu në Angli falë përdorimit të rrjetit hekurudhor, i ndërtuar fillimisht për të transportuar mallra midis Londrës dhe porteve. Ishin londinezët e pasur që filluan të përdorin trenin për të zbuluar vendpushimet e para bregdetare, si Margate, Brighton dhe Weymouth.

Megjithatë, për femrat kishte një ndalim për të treguar edhe disa centimetra lëkurë. Fillimisht, qoftë fisnike apo borgjeze, nëse një grua donte të hynte në ujë, ajo duhej të vishte një këmishë me mëngë të gjata, një korse, këmishë, çorape, pantofla dhe një kapuç ose kapele në kokë. Dhe meqenëse plazhet ishin të ndara midis burrave dhe grave, kishte disa zotërinj të pajisur me teleskopë që shpesh gjendeshin duke spiunuar zonjat e veshura mirë.

Image

“Bathing Machine” e Mbretëreshës Victoria në Isle of Wight

Për në një vend puritan si Anglia Viktoriane, ishte një detyrë e vështirë për një grua të lahej në det pa shkaktuar skandal. Prandaj u shpik “bathing machines”, kabina me rrota të tërhequra në ujë nga kuajt. Zonjat hynin të veshura dhe visheshin me rroba më të përshtatshme për banjo, një shoqërues e çonte kalin në ujë sa të mundej. Kabina hapej larg syve kureshtarë dhe zonjat hynin në ujë nga mbrapa.

Këto dhoma zhveshjeje me katër rrota u përdorën gjithashtu nga Mbretëresha Victoria. Makina e saj e banjës mund të shihet edhe sot në Isle of Wight, ku familja mbretërore britanike kishte atëherë rezidencën verore, Osborne House. Natyrisht, brenda atij konstruksioni prej druri, mbretëresha nuk ndërrohej vetë. Ishte një zonjë, që kujdesej për të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco