100 shishe shampanje dhe shishe uji gjenden në rrënojat nënujore të shekullit të 19-të

100 shishe shampanje dhe shishe uji gjenden në rrënojat nënujore të shekullit të 19-të

09:11, 26/07/2024
A+ Aa A-

Kur zhytësit në Detin Baltik u ndeshën me disa rrënoja në thellësi, menduan se ishte një varkë peshkimi. Por kur shkuan për të hetuar, gjetën një anije me vela të shekullit të 19-të, të ngarkuar me shampanjë dhe verë. Ata numëruan më shumë se 100 shishe shampanje në brigjet e Suedisë dhe sipas Tomasz Stachura, pjesë e grupit polak të zhytjes, beson se dërgesa mund të kishte qenë e destinuar për një car rus.

Ekipi i specializuar në eksplorimin e mbytjeve të anijeve në Baltik, e përshkroi gjetjen si thesar. "Unë kam qenë zhytës për 40 vjet. Herë pas here, ju mund të gjeni një ose dy shishe. Por unë kurrë nuk kam parë arka me shishe alkooli dhe si në këtë rast”, tha drejtuesi i ekipit.

Përveç pijeve alkoolike u gjetën edhe shishe uji prej balte, që tregonin emrin e markës së kompanisë gjermane Selters që i ndihmoi ata të kuptonin se mbytja mund të ketë ndodhur nga viti 1850 deri në 1867. Nëse shampanja do të ishte më me interes për shumë njerëz sot, uji mineral ishte asokohe një produkt ekskluziv "i trajtuar pothuajse si ilaç" dhe që do të dërgohej në tryezat mbretërore. Vlera e tij ishte aq e çmuar, saqë transportet shoqëroheshin nga policia ndaj mendohet se mallrat mund të ishin nisur për në tryezën e Carit të Rusisë Nikolla I që raportohet të ketë humbur një nga anijet e tij në zonë në 1852.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco