Lajmi i fundit

Vjedhja e metaleve në Kombinatin e Poliçanit/ Blendi Çuçit i del emri në përgjime për...

Çfarë po sjell Apple bashkë me iPhone 16?!

Çfarë po sjell Apple bashkë me iPhone 16?!

21:15, 03/07/2024
A+ Aa A-

Apple do të nxjerrë në treg iPhone-in më të ri në shtator dhe ekspertët e industrisë po japin të dhëna rreth këtij produkti.

Sipas burimeve, iPhone 16 nuk është ende gati, por Apple Intelligence dhe hyrja e kompanisë në garën e armatimeve të inteligjencës artificiale ka si qëllim të jetë pjesa qendrore e lançimit kundrejt çdo ndryshimi të madh harduerik.

Apple Intelligence do të jetë falas në fillim, por opsionet e abonimit mund të bëhen të disponueshme për ata që duan më shumë “kapacitete AI” në pajisjen e tyre. Një tjetër ndryshim do të jetë tek asistenti virtual Siri, i cili duhet të bëhet edhe më i zgjuar me iOS 18 falë Apple Intelligence dhe partneritetit OpenAI të kompanisë.

Bateria e iPhone 16 Pro Max do të ndryshojë nga modelet e mëparshme. Ndërkaq, sipas specialistëve, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. Kompania po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit.

Marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori.Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.

Gjatë vitit 2024 Apple ka menduar të fuqizojë lidhjen me Inteligjecën Artificiale (AI).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco