VIDEO/ Benz-i shqiptar që ka 'përshkuar' 1.5 milionë kilometra bëhet viral në Gjermani

21:30, 21/10/2022
A+ Aa A-

Marrëdhënia e një taksisti profesionist me makinën e tij është vërtet e veçantë.

Automjeti është mjeti i punës së tij dhe mirëmbajtja dhe funksionimi pa probleme është A dhe Z për jetën e përditshme të pronarit. 

Prova më e madhe është raporti i Deutsche Welle-s që na njohu me 70-vjeçarin nga Shqipëria, Luan Nina, i cili prej 15 vitesh ka në pronësi një Mercedes-Benz E-Class (i cili është i vitit 1993) pa ndryshuar motorin.

Makina punon si taksi dhe odometri i saj shënon 1.584.589 km. me pronarin që raportoi se gjithçka që i është dashur ndër vite ishte një ndryshim i guarnicionit të kokës.

Makina ka një motor nafte me dy litra me katër cilindra, i cili prodhon 136 kf dhe 190 Nm çift rrotullues, ndërsa lëvizja transmetohet në rrotat e pasme përmes një kuti ingranazhi manual me 5 shpejtësi.

Fakti edhe më mbresëlënës sipas raportit është se një në tre makina që shiten në Shqipëri janë Mercedes të përdorur. Në fakt, shifrat tregojnë se në shtetin fqinj qarkullojnë rreth 212 mijë Mercedes dhe të gjithë janë mbi 10 vjet.

Ndoshta shembulli më i mirë se sa i rëndësishëm është mirëmbajtja e rregullt dhe korrekte e një makine. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco