Martin Tibbitts është piloti që e drejtoi për herë të fundit avionin supersonik më të vjetër në botë, avion i cili ka fluturuar për herë të parë në luftën e dytë botërore.
Duke folur për BBC, Tibbitts është shprehur se ‘Meteori T7’ është një avion historik ikonë. Janë vetëm 5 të tillë në botë. Nuk ka asnjë që fluturon në Amerikën veriore dhe është i pari operacion që mbërrin atje’.
Pamjet që shikoni në video janë fluturimi i fundit i këtij avioni të vjetër. ‘Një ‘copë’ historie që ngrihet sërish në ajër’, shkruan BBC.
Avioni që mban nofkën ‘Mbretëresha’ është më i vjetri që ka fluturuar mbi Atlantik.
Avioni fluturimin e fundit e ka bërë nga aeroporti i Coventryt drejt Liverpulit, përpara se të ngarkohej në anije për në SHBA.
Avioni ka qenë në shërbim nga viti 1945 në vitin 1965.
© SYRI.net