Vrasja e muratorit, policia: Miq prej vitesh, autori dyshonte për një lidhje të viktimës me ... Ja emrat

16:18, 19/07/2017
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Terni, ku Durim Hyseni u qëllua më disa plumba, duke humbur jetën.

Kur nuk kishin kaluar ende 12 orë nga krimi, policia italiane ndaloi në Bari një tjetër shqiptar, Kujtim Belin, 60 vjeç i cili është edhe i dyshuari kryesor si autori i këtij krimi. Beli kishte shkuar në Itali në 10 korrik e duket se kishte vetëm synim vrasjen e Hysenit, shkruan SYRI.net.

Mesditën e sotme, policia e Ternit ka dalë në një konferencë për mediat duke sqaruar edhe ngjarjen e rëndë. Sipas policisë, dyshimet janë që krimi është kryer për xhelozi.

Kreu i policisë gjatë konferencës për mediat është shprehur se Kujtim Beli ishte i bindur se miku i vjetër i familjes, kishte pasur në të shkuarën një lidhje dashurie me ish-gruan.

“Kujtim Beli ishte i bindur që Durim Hyseni, mik i vjetër i familjes, kishte pasur më parë një lidhje me ish-gruan e tij, që tani jeton në Gjermani”, është shprehur kreu i Policisë së Ternit që ka hetuar dhe zbardhur vrasjen, shkruan SYRI.net.

Ky sipas policisë është edhe shkaku i këtij krimi të rëndë. Kujtim Beli është vënë në pranga në Bari, në tentativë për të marrë tragetin dhe për tu kthyer në Shqipëri. Ai ishte në makinë së bashku me një shqiptar tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco