Irena Gjoka dhe Arben Kraja ‘falin’ Oltion Bistrin, i rikthejnë disa prona të sekuestruara

Irena Gjoka dhe Arben Kraja ‘falin’ Oltion Bistrin, i rikthejnë disa prona të sekuestruara

13:43, 09/10/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka vendosur të ‘falë’ në një farë mënyrë ish-shefin e operacionales, Oltion Bistrin.

Gjatë një seance të ditës së sotme, gjyqtarja Irena Gjoka dhe prokurori Arben Kraja kane vendosur të heqin sekuestron ndaj disa pronave të bllokuara për llogari të Oltion Bistrit.

Çështja ishte dorëzuar nga avokati Dhimitër Muslia që përfaqësonte shoqërinë Arlis Shpk.

Bëhet fjalë për dy apartamente dhe tre dyqane, që gjykata ka vendosur të ja rikthejë pronarit të arrestuar, Oltion Bistri.

Shoqëria “Arlis” Ndërtim kishte kërkuar revokimim e pjesshëm të vendimit nr 19 për sekuestron e pronave të Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij, për 5 prona, apartamente e dyqane.

Gjykata hoqi nga sekuestro këto pasuri që ishin me kontratë porosie nga Ish-shefi i Operacionales i akuzuar për shpërdorim detyre, tek shoqëria e Armand Lilod. Çështja ishte kundërshtuar në Gjykatë nga avokati i kompanisë “Arlis”. Prokurori i SPAK Arben Kraja nuk kishte kundërshtime, teksa vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Por çfarë ndodh me këto pasuri pas këtij vendimi?

Paratë që kompania kishte marrë nga Bistri dhe familjarët, i kalojnë Drejtorisë së Administrimit të Aseteve të Pasurive të Sekuestruara, ndërsa apartamentet dhe dyqanet i kthehen shoqërisë “Arlis”.

Kjo e fundit pretendoi se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte ti blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur. SPAK ra në gjurmët e pronave gjatë verifikimeve në fazën hetimore ku rezultoi sipas saj se, pronat ishin si pjesë e pasurisë së drejtuesit të policisë dhe familjarëve të tij, dhe për këtë mori masën e sekuestros së 10 apartamenteve e 22 dyqaneve, 1 vile sipërfaqe trualli 200m2, një garazh dhe një automjet tip Range Rover viti 2012  me vlerë 3.1 milion euro.

SPAK do të pretendonte se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë në emër të tij dhe të familjarëve me burime të paligjshme teksa dosja “Metamorfoza” provoi lidhjet e ngushta të Bistrit me investitorin strategjik Pëllumb Gjoka të cilin e informonte për operacionet policore kundër lojërave të fatit.  Përveç hetimit për lidhje me grupin kriminal, SPAK bëri ndaj ish-drejtuesit të lartë edhe hetim pasuror i cili zbuloi se kishte 3,1 mln euro pasuri. Në momentin që Bistri dyshohet se u sinjalizua për këtë hetim, nisi të heq dorë dhe të revokonte prenotimet në prona. 

Sipas hetimeve, zyrtari i policisë arriti ti revokonte gjysmën e kontratave por i mbeti pjesa tjetër teksa pas arrestimit në paraburgimin e Durrësit mbërrin e shoqja bashkë me noteren të cilës i jep prokurë për të kryer veprime në emër të tij, teksa në të njëjtën kohë, SPAK nxitoi të kryente verifikimet përkatëse që e çuan drejt vendosjes së sekuestros preventive mbi këto pasuri. Kërkesa e prokurorisë për sekuestron u miratua në Shkallën e Parë dhe të Dytë të gjykatave anti-korrupsion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco