EMRAT/ Vrau bashkëshorten, autori kontaktoi kunatën, por ajo nuk e besoi

EMRAT/ Vrau bashkëshorten, autori kontaktoi kunatën, por ajo nuk e besoi

11:11, 09/10/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ku një shqiptar ka vrarë gruan në sy të fëmijëve të mitur,.

Mësohet se autor i krimit është 30-vjeçari Lulzim Toci, ndërsa viktima 24-vjeçare është identifikuar si shtetasja shqiptare Eleonora Toci.

Mediat italiane raportojnë se ishte kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka besuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.

“Babi vrau mamin”, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.

Krimi ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa shkak mendohet të jenë konfliktet në çift.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco