SYRI TV/ Djali 5-ditësh humbi jetën në maternitet, flet babai: Mjekja na tha është shumë mirë

20:56, 08/10/2024
A+ Aa A-

Babai i fëmijës 5 ditëshe që humbi jetën në maternitetin e Vlorës rrëfen se si e mori vesh lajmin.

Neritan Halilaj shprehet se ditën që djali humbi jetën mjekja i kishte thënë që është mirë dhe i kishte dhënë edhe fletën e daljes, por më vonë mëson që fëmijë kishte humbur jetën.

Halilaj tregon se ja ka lënë çështjen drejtësisë, edhe pse shprehet shumë skeptik që do të gjendet fajtori për vdekjen e foshnjës.

SYRI TV

Ka humbur fëmijën 5 ditëshe, dhe përveç dhimbjes së madhe për foshnjën, babai Neritan Halilaj ende nuk di arsyen që åuan në vdekjen e djalit të tij te sapolindur.

Ai rrëfen që nga qëndrimi i fëmijës në maternitetin e Vlorës dhe ditën që ndodhi ngjarja atij i kishin thënë që fëmija është mirë dhe do dilte nga spitali.

Por teksa priste të merrte foshnjën, i vjen lajmi që nuk jeton më.

 

Halilaj tregon se ka kërkuar shpjegime por askush si ka thënë asgjë. Sipas tij fajtore është mjekja që i ka dhënë mjekim të gabuar ose antibiotikë.

Për këtë arsye ai pret përgjigje nga drejtësia, edhe pse nuk sheh shumë shpresë se do të marrë përgjigjen e duhur. Ndërkohë që pritet që autopsia e foshnjës të dalë pas 15 ditësh

Foshnja që humbi jetën ishte fëmija i dytë i familjes Halilaj. Neritani është babai edhe i një vajze 5 vjeçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco