SYRI TV/ Banorët e lagjes Kushtrimi në qiell të hapur: Shtëpitë, të pa jetueshme

20:50, 08/10/2024
A+ Aa A-

Banoret e lagjes Kushtrimi që prej të premtes kur banesat e tyre u përmbytën kanë mbetur në mes të 4 rrugëve. Ata i kërkojnë bashkisë dhe institucioneve shtetërore t’i ndihmojnë pasi shtëpitë e tyre janë të pa banueshme, teksa orenditë janë jashtë funksionit.

SYRI TV

Që prej të premtes banoret ne lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës nuk kanë vënë gjumë në sy. Shtëpitë e tyre u përmbytën dhe uji arriti deri në 1 metër, duke u dëmtuar dhe nxjerr jashtë përdorimit të gjitha orenditë e shtëpisë, teksa banesat e tyre janë të pa banueshme. Banorët ankohen se përveç disa pakove me makarona dhe oriz që kanë marrë nga bashkia, kjo e fundit nuk u ka dhënë asnjë ndihmë për sistemimin e shtëpive.

Të ndodhur mes katër rrugëve banorët kërkojnë ndihmën e shtetit për rehabilitimin e shtëpive dhe kthimin e tyre ne këto banesa, pasi prej afro 5 ditësh qëndrojnë te te afërmit e tyre.

Përmbytjet nga shiu ne qytetin e Vlorës kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa nga lagjet kryesore, ku përveç banesave te dëmtuara që tashmë ka mbetur vetëm balte, edhe bizneset llogarisin dëme të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco