SYRI TV/ Mashtrimi i qeverisë me lindjen në makinë, Syri Tv zbulon detaje skandaloze

20:27, 08/10/2024
A+ Aa A-

Propaganda qeveritare shfrytëzoi edhe lindjen e një nëne për të sulmuar protestën e opozitës.

Në mediat pro qeveritare u shpërnda me shpejtësi një video ku nëna trasnportohej në Spitalin e traumës pasi lidni në makinë, e për këtë akuzohej opozita se bllokoi rrugën me protestë.

Syri Tv ka zbuluar detaje skandaloze që hedhin posht propagandën.

Rezulton se nënës së re i është ofruar ndihma e parë dhe nuk i është dërguar Ambulancë edhe pse vendbanimi i saj, ishte më pak se 1 kilometër nga Qendra Kombëtare e Urgjencës.

SYRI TV

Ne tentativë për të sulmuar proetstën e opozitës, propaganda e qeverisë solli si histori për opinion publik, rastin e një nëne të re, e cila sipas mediave por qeveritare, lindi në makinë për shkak se protesta i kishte bllokuar rrugë.

Shfrytëzimi i këtij rasti shkoi deri në ekstrem, kun ë një kohë rekord pamjet e nënës së re u shpërnan në mënyrë të kordinuar thuajse në të gjitha mediat, një pjesë e të cilave refuzuan transmetimin pasi konfirmuan historinë e sajuar nga propaganda qeveritare, duke shfrytëzuar rastin e lindjes së një nëne të re, ende pa mbërritur në Spital.

Syri Tv u intersua pranë spitalit të Traumës dhe Spitalit Mbretërersha Geraldinë për të mësuar më shumë prej rastit, por këto institucione u treguan hermetike, ndërkohë që ministria Albana Koçiu, vijonte propagandën me rastin.

Pas refuzimit nga dy spitale, gazetarët e Syri Tv arritën të flisnin me nënën e re, e cila sëbashku me fëmijën gëzojnë shëndet të plotë dhe po marrin kujdesin e duhur nga stafi mjekësor.

E reja ka rrëfyer jashtë kamerave, se ndërsa kishte ndjerë shenjat e para të lindjes ka telefonuar Urgjencën Kombëtare, që ti dërgonin autoambulancë për ti ardhur në ndihmë, por ndihma i është refuzuar.  

Zgjidhja e operatorit telefonik të Urgjencës Kombëtare ishte që e reja të ikte me makinën e saj në spital, pasi do të shkonte më shpejtë, duke parashikuar që rrugët kishin trafik të rënduar për shkak se kishte një protestë pesë kilometra larg itenerarit që do të përshkruante autoambulanca.

Urgjenca Kombëtare ndodhet pranë Spitalit të Traumës, ku gjithashtu është edhe një prej stacioneve të qëndrimit të Autoambulancave, ndërkohë nëna e re që kërkonte ndihmë banonte në zonën e Fushës së Aviavionit, që në linjë ajerore por edhe rrugore janë në më pak se 1 km, dhe shumë kilometra larg vendit ku mbahej protesta.

Ndërsa propaganda nxitoi që të akuzonte protestën për lindjen në makinë, duket se mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore është arsyeja kryesore.

Nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, kemi mësuar se sot me nënën e re ka kërkuar që të zhvillojë një takim dhe regjistrim propagandistic edhe ministrja Albana Koçiu, por kjo kërkesë është refuzuar nga ana e familjarëve që duket se nuk kanë pranuar përdorjen e një prej momenteve më të lumtura të jetës së tyre.

“Më kanë kërkuar që në mënges që të të flas për mediat, por i kam refuzuar për shkak se në momentin që unë kisha nevoj për ndihmë as Ambulanca por as policia nuk ishin aty e nuk më dhanë ndihmë”- u shpreh jashtë kamerave nëna e re.  

Për hir të transparecnës, Syri Tv kontaktoi edhe me urgjencën kombëtare për të marrë informacion se cila ishte arsyeja që iu refuzua ndihma e parë nënës së re, por deri në këtë moment nuk kemi një përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco