Ekzekutimi mafioz i Beni Arshiajt/ Autorët e ndoqën deri tek dera...

Ekzekutimi mafioz i Beni Arshiajt/ Autorët e ndoqën deri tek dera...

11:14, 08/10/2024
A+ Aa A-

Beni Arshiaj, 37 vjeç, u vra në mënyrë mafioze mbrëmjen e së dielës, në provincën e Pizës. I riu shqiptar ndodhej në furgonin e tij, ku autorë ende të paidentifikuar, u afruan dhe lëshuan mbi të breshëri plumbash.

Mbi të ranë pesë plumba, njëri prej të cilëve në kokë, duke mos i dhënë asnjë shans për t’i mbijetuar atentatit.

“Alarmin” për ngjarjen e rëndë e ngriti fqinja e tij që kishte dëgjuar të shtënat.

Ajo lajmëroi familjen për të shtënat, dhe trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja dhe fëmijë i viktimës. Viktima ishte baba i dy fëmijëve.

Si ndodhi atentati?

Ai ishte në furgonin e tij kur ndodhi gjithçka.

Nga një rindërtim fillestar duket se dy vrasësit ndodheshin në një motoçikletë dhe më pas u larguan nëpër rrugët e qytetit. Ata e kanë pritur viktimën dhe e kanë ndjekur deri në momentin e ngjarjes.

Prokuroria ka urdhëruar që trupi të transportohet në spital ku në orët në vijim do të bëhet ekspertiza e autopsisë.

Policia ka marrë celularin e viktimës për të kuptuar nëse mund të ketë të dhëna që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Në këto orë hetuesit po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Asnjë pistë nuk përjashtohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco