Krimi në Sarandë/ Autori rrahu edhe të dashurën e tij - Beqiri i dënuar për drogë në Greqi

Krimi në Sarandë/ Autori rrahu edhe të dashurën e tij - Beqiri i dënuar për drogë në Greqi

15:22, 07/10/2024
A+ Aa A-

Admir Beqiri, njeriu që vrau shokun e tij, i cili e strehoi në banesë në fshatin Gjashtë të Sarandës, nuk do akuzohet vetëm për “Vrasje me dashje” por edhe për “Dhunë në familje”.

Kjo pasi gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rreth vrasjes, bashkëjetuesja e Beqirit, shtetasja E.K, ka treguar se ajo është rrahur disa herë nga i dashuri i saj.

E.K, është dëshmitarja kryesore e këtij krimi të rëndë, që solli vdekjen e menjëhershme të 62-vjeçarit Gëzim Bizgjoni. Ajo ka treguar se prej gati 1 viti së bashku me të dashurin e saj, Admir Beqiri, qëndronin të strehuar në banesën e 62-vjeçarit Bizgjoni në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Gjatë kësaj kohe Admir Beqiri konsumonte shpesh alkool dhe herë pas here e ka rrahur dhe E.K, por nuk ka treguar në polici për shkak të frikës.

Kjo pasi sipas saj, Admir Beqiri, kishte bërë burg në Greqi për drogë dhe sapo ishte liruar ishte kthyer në Shqipëri, duke krijuar lidhje intime me të.

Dëshmitarja E.K, ka treguar se shkak për konfliktin mes dy shokëve ka qenë kërkesa e 62-vjeçarit për ta nxjerrë nga shtëpia, Admir Beqirin.

Ky i fundit ditën e ngjarjes kishte konsumuar alkool dhe sapo Bizgjoni, ka filluar ti kërkojë llogari për tu larguar nga banesa, Admir Beqiri, e ka qëlluar me shishen e birrën në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Vetë e dashura e autorit të krimit, e cila ka parë ngjarjen është larguar me vrap nga ambientet e shtëpisë, duke u ndaluar më pas nga policia për të dhënë shpjegime.

Shumë shpejt në pranga përfundoi dhe autori i krimit Admir Beqiri, i cili pritet të dalë para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”./Elton Qyno/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco