Përfshihet nga flakët kamioni në Bypass-in e Fierit

Përfshihet nga flakët kamioni në Bypass-in e Fierit

15:17, 07/10/2024
A+ Aa A-

Një kamion është përfshirë nga flakët në Bypass-in e Fierit ditën e sotme, pranë Spitalit “Memorial”.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për të mundësuar shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe shkaku që shkaktoi zjarrin.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti thuajse është shkrumbuar plotësisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco