“Menduam se ishin fishekzjarrë”/ Dëshmitë për vrasjen e shqiptarit në Itali

“Menduam se ishin fishekzjarrë”/ Dëshmitë për vrasjen e shqiptarit në Itali

13:28, 07/10/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar Beni Arshiaj mbrëmjen e djeshme në Piza të Italisë.

Banorët e zonës kanë thënë se ka patur një breshëri të shtënash diku rreth orës 21:00 dhe kujtuan se ishin fishekzajrre.

Kjo për shkak se kishte edhe një festë dhe qyteti ishte i zbukuruar. Viktima ishte baba i 2 fëmijëve dhe i paskeduar penalisht nga autoritetet. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u vra pikërisht në sy të gruas dhe djalit të tij, që po e prisnin nga banesa përballë rrugës.

“Po dilte nga furgoni, është murator, kur dy prej tyre ndaluan dhe i drejtuan armën”, tha një tjetër dëshmitar.

Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja plumbash, ndërsa autorët ia mbathën.

Prokuroria ka urdhëruar që trupi të transportohet në spital ku në orët në vijim do të bëhet ekspertiza e autopsisë.

Policia ka marrë celularin e viktimës për të kuptuar nëse mund të ketë të dhëna që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Në këto orë hetuesit po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Asnjë pistë nuk përjashtohet.

Banorët thonë se kjo ishte ngjarja e dytë radhazi në lagje me të shtëna armësh dhe panik, por e mbrëmshmja përfundoi në tragjedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco