Aksident me vdekje/ Punonjësja e policisë godet me makinë këmbësorin në Laç

Aksident me vdekje/ Punonjësja e policisë godet me makinë këmbësorin në Laç

21:37, 06/10/2024
A+ Aa A-

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës),  duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale  "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës),  duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale  "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco