Viktima dhe autori ishin shokë, jetonin bashkë! 65-vjeçari i kërkoi të largohej nga shtëpia, por…

Viktima dhe autori ishin shokë, jetonin bashkë! 65-vjeçari i kërkoi të largohej nga shtëpia, por…

21:23, 06/10/2024
A+ Aa A-

Detaje të tjera për ngjarjen: Viktima 65 vjeçari Gëzim Bizoni, ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, sonte autori i ngjarjes, të jetonin së bashku.

Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42 vjeçarit, njëherësh autorit të largohej nga banesa.

Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin. Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65 vjeçarin Gëzim Bizioni.

Njoftimi:

Sarandë / Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco