EMRAT/ Goditet me shishe qelqi, ndërron jetë 65 - vjeçari në Sarandë, kapet autori

EMRAT/ Goditet me shishe qelqi, ndërron jetë 65 - vjeçari në Sarandë, kapet autori

21:02, 06/10/2024
A+ Aa A-

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) Gëzim Bizionin, rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, 65 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin, ndërsa dyshohet paraprakisht se ai ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Sarandë / Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco