Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

20:02, 06/10/2024
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, ata u kapën me 84 doza kokaine, të gatshme për shitje.

I pari është ndaluar një 22-vjeçar, i gjetur brenda një shtëpie të dyshimtë në Magione, nën shoqërinë e një 70-vjeçare, bashkatdhetare të tij. Sipas policisë, e moshuara nuk mundi të justifikonte dot praninë e saj.

Ata gjetën 74 doza kokainë dhe gjithashtu sekuestruan mbi një mijë euro cash, si rezultat i shpërndarjes së drogës. Ai u dënua menjëherë me 8 muaj burg dhe u aprovua dëbimi nga vendi.

Arrestimi i dytë u bë në zonën e Trasimeno. Karabinierët e Città della Pieve kontrolluan një makinë dhe gjetën 20 mbështjellje kokaine dhe para në tapiceri. Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar.

Pesha e drogës është mbi 60 gramë në total, shkruan “UmbriaJournal”. Gjatë kontrollit u zbulua droga e ndarë në 74 mbështjellës të mbyllur, së bashku me një shumë të konsiderueshme parash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco