Ushtruan dhunë fizike ndaj nënës dhe ndaj bashkëjetueses, arrestohen 2 persona në Dibër dhe Bulqizë

Ushtruan dhunë fizike ndaj nënës dhe ndaj bashkëjetueses, arrestohen 2 persona në Dibër dhe Bulqizë

14:21, 06/10/2024
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar nga në Dibër dhe Bulqizë për dhunë në familje.

Bëhet me dije se pas marrjes së njoftimit, se një person në fshatin Selishtë në Dibër dhe një person tjetër në fshatin Dragu në Bulqizë, po ushtronin dhunë në familje, menjëherë autoritetet kanë shkuar në adresat e dhëna.

Sipas njoftimit, nga këto ndërhyrje janë parandalur dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën. Si rezultat u arrestuan në flagrancë një 40-vjeçar, banues fshatin Selishtë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe një 30-vjeçar, banues në fshatin Dragu pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco