Gazetari: Si ndihen prokurorët Dumani dhe Dibra për vdekjen e të riut Enea Thomollari?

Gazetari: Si ndihen prokurorët Dumani dhe Dibra për vdekjen e të riut Enea Thomollari?

09:42, 06/10/2024
A+ Aa A-

Nga Flamur Vezaj

Enea Thomollari, i riu që u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e komshinjve të tij, ndërroi jetë pas tre muajsh nëpër dyert e spitaleve. Në Shqipëri, fatkeqësisht, të vrasin për një karikues telefoni, për një gërvishtje makine, për një fyerje ose shikim të shtrembër, e lëre më për gardhin, tokën, pazaret e bizneset. Por tani të vrasin edhe sepse ke komshi dikë me probleme ose që është shënjestër e atentatit!

Fatkeqësisht, nuk është i pari në llojin e tij, por është i pari në historinë e drejtësisë së vjetër e të re, ku vritet një i ri, dhe porositësi i atentatit me tritol dyshohet të jetë i mbrojtur nga drejtësia!

Image

Po, po, i penduari Nuredin Dumani, i cili mbrohet dhe supozohet të jetë nën mbikëqyrjen e SPAK-ut dhe prokurorëve Altin Dumani e Behar Dibra për 24 orë! Ndërkohë, Dumani, i cili është autor i 12 vrasjeve dhe ka tentuar të vrasë edhe 4 persona të tjerë, tashmë në rolin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, porosit një atentat me tritol ndaj dy motrave Nikolli (me njërën prej të cilave kishte një lidhje virtuale që prokurorët Dumani e Dibra ia kanë mundësuar brenda spitalit të burgut).

Duke qenë se motrat Nikolli e denoncuan publikisht si porositës të këtij atentati me tritol, kam disa pyetje për prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra, nën hundën e të cilëve ndodhi kjo ngjarje:

Image

A ndihen përgjegjës për vdekjen e Enea Thomollarit dy prokurorët e SPAK-ut Dumani e Dibra?!

Si ndihen dy prokurorët Dumani dhe Dibra kur zgjohen në mëngjes dhe shohin fëmijët e tyre, ndërkohë që babai i 29-vjeçarit Thomollari nuk do ta shohë më kurrë djalin e tij?

Si ndihen dy prokurorët Dumani dhe Dibra kur ulen të hanë darkë me fëmijët e tyre në tavolinën plot me ushqime, ndërkohë që babai i Thomollarit nuk ka çfarë t’i vendosë në tavolinë djalit tjetër, pasi ai që siguronte bukën u vra me tritol nga porositësi që ruhet nga SPAK-u?

A ndihen fajtorë dy prokurorët Dumani dhe Dibra që, nën hundën e tyre, i penduari i drejtësisë arrin të porositë atentate me tritol?

Si ndihen prokurorët Dumani dhe Dibra kur familjarët e 12 viktimave të vrara nga i penduari i tyre e shohin atë duke jetuar në luks, me kompjuter, Skype, televizor, dhomë stërvitje, kondicioner dhe që ka luksin të ketë “të dashur” nga “hoteli” ku është “izoluar”?

A ndihen fajtorë prokurorët Dumani dhe Dibra që fotot dhe videot e të penduarit të tyre bëjnë xhiro në rrjetet sociale dhe tregojnë se ai vazhdon aktivitetin kriminal edhe nën hundën e tyre dhe i mbrojtur nga shteti?

Si ndihen dy prokurorët Dumani dhe Dibra që ende edhe sot nuk kanë zbuluar e arrestuar personin që vuri tritolin dhe porositësin, edhe pse supozohet se i kontrollojnë kompjuterin e komunikimet të penduarit vrasës Dumani?

Po Ilir Proda, drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si ndihet që nuk ishte në gjendje të parandalonte dhe aq më pak të zbulonte ngjarjen apo autorin e vendosjes së tritolit si drejtor qarku i Elbasanit?

Turpi do t’ju mbetet juve që varrosët një 29-vjeçar të pafajshëm!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco