Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përplasen 3 mjete, 7 të plagosur

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përplasen 3 mjete, 7 të plagosur

09:01, 06/10/2024
A+ Aa A-

Shtatë persona janë plagosur nga një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërkohë, në aksident janë përfshirë tri vetura.

Shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.

Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco