Në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez, humbin jetën disa emigrantë/ Mes tyre edhe fëmijë

Në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez, humbin jetën disa emigrantë/ Mes tyre edhe fëmijë

17:40, 05/10/2024
A+ Aa A-

Disa emigrantë, duke përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën në përpjekjen e tyre për të kaluar Kanalin Anglez, transmeton Anadolu.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bruno Retailleau, e përshkroi incidentin si një “tragjedi të tmerrshme”, duke theksuar se “fëmija u shtyp për vdekje në një varkë”.

Retailleau fajësoi për tragjedinë kontrabandistët e qenieve njerëzore, sipas të cilit, ata “kanë gjakun e këtyre njerëzve në duart e tyre”.

Duke cituar gazetën lokale ‘La Voix du Nord’, mediat raportuan se të paktën katër emigrantë humbën jetën në dy incidente të ndara, duke përfshirë një fëmijë të vogël.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco