FOTO/ E përplasën dhe e lanë të vdekur në rrugë, ja kush është viktima

FOTO/ E përplasën dhe e lanë të vdekur në rrugë, ja kush është viktima

10:12, 05/10/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Policia sqaron se një automjet ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Leshnicës” dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

“Rreth orës 18:25, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec",  në vendin e quajtur  “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi  F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.  Nga  veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur në anë të rrugës nga uniformat blu.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave  të aksidentit, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco