Gjendet i pajetë një 40-vjeçar, dyshimet e para…

Gjendet i pajetë një 40-vjeçar, dyshimet e para…

20:43, 04/10/2024
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar pasditen e të premtes në aksin Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë. Dyshohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja.

Sipas raportimeve paraprake mësohet se këmbësori ka ndërruar jetë, ndërsa Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave.

Veç pistës për aksident, policia po verifikon edhe nëse kemi të bëjmë me ngjarje tjetër.

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec",  në vendin e quajtur  “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi  F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

 Nga  veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe   drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme  në të gjithë  aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e  drejtuesit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco