Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Përplasen dy furgona, 6 të plagosur përfundojnë në spital

17:50, 04/10/2024
A+ Aa A-

Një furgon mallrash është përplasur me nje tjetër furgon pasagjerësh në aksin e rrugës Levan-Tepelenë në vëndin e quajtur Buzmadh afro një orë më parë.

Si pasojë e përplasjes së dy firgonave kanë mbetur të plagosur lehtë 6 persona.

Burime nga vendi i ngjarjes, pohuan për SYRI-n se furgoni i mallrave po udhëtonte me sens drejt Levanit ndërsa ai i pasagjerëve me sens drejt Tepelenës.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe janë jasht rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë qënë 3 autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës si dhe forca policie dhe ekspertë të cilët normalizuan trafikun e lëvizjes së automjëtëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco