Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Opozita në protestë kundër qeverisë së inkriminuar

DETAJET/ Taksisti do transportonte paratë në bankë, autorët thyen xhamin e më pas…

DETAJET/ Taksisti do transportonte paratë në bankë, autorët thyen xhamin e më pas…

16:22, 04/10/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me grabitjën e një taksisti pasditen e së pretmtes, në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

Dy autorët e grabitjes i kanë marrë sasinë e konsiderueshme të parave taksistit, i cili e kishe marrë në një pikë exchange dhe do ta dërgonte më pas në bankë.

Taksisti kishte rolin e transportuesit të parave. Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona janë afruar të makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.

Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura, pasi taksisti shërbente si korrier, i merrte paratë në një exhange dhe i dërgonte në bankë. Policia ka dyshime se autorët kanë pasur dijeni mbi transportin e parave dhe e kanë ndjekur taksistin.

Ende asnjë nga autorët nuk është identifikuar ,ndërkohë po sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë. Policia deri më tani ka shoqëruar 3 persona.

Ngjarja është shënuar në zonën e Ish-Bllokut, ndërsa Policia së bashku me grupin hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco