Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesat e Çopjave të Elbasanit, kërkuan ndryshim masa sigurie

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesat e Çopjave të Elbasanit, kërkuan ndryshim masa sigurie

15:00, 04/10/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesat e anëtarëve të grupit kriminal të vëllezërve Çopja duke lënë në fuqi masat e sigurisë që u miratuan nga Shkalla e Parë.

Të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë 2”, që zbuloi dhe aktivitetin e o0rganizatës kriminale të drejtuar nga Franc e Hajdar Çopja nga Elbasani kundërshtuan masat e sigurisë, mes të cilëve bënin pjesë edhe ish gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Pajtime Fetahu që ndodhet në arrest shtëpie.

Ish-gjyqtarja akuzohet për 'Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Më 29 korrik 2024, GJKKO firmosi 33 masa sigurie, nga të cilat 13 u ekzekutuan ndërsa, 2 rezultojnë të arrestuar më parë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që lidhur me këtë operacion nisi edhe një hetim nga SPAK mbi dyshimet se u dekonspirua, gjë e cila çoi në sekuestrimin apo vëzhgimin e telefonave të një sërë zyrtarëve të lartë të policisë, punonjësve që morën pjesë në ekzekutimin e masave si dhe të agjentëve të BKH-së.

SPAK thotë se organizata kriminale, kishte arritur të rekrutonte edhe dy punonjës të policisë së shtetit dhe një punonjëse në gjykatën e Elbasanit që u jepte informacione sekrete. Shtrirja e tyre sa i takon trafikut të drogës ishte në Europë dhe më gjerë se kaq pasi kishin arritur të fuqizoheshin ekonomikisht.

Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milion eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve të zbardhura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco