Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Opozita në protestë kundër qeverisë së inkriminuar

VIDEO/ Probleme nga moti i keq dhe në Durrës! Vijon ende pezull lundrimi i anijeve të peshkimit

VIDEO/ Probleme nga moti i keq dhe në Durrës! Vijon ende pezull lundrimi i anijeve të peshkimit

14:33, 04/10/2024
A+ Aa A-

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë prej rrugëve të Durrësit, duke shkaktuar vështirësi jo vetëm për kalimtarët, por edhe për automjetet.

Problematike paraqitet situata në disa kryqëzime, si dhe në periferi. Ndërkohë moti i keq vazhdon të mbajë të pezulluar aktivitetin e flotës së peshkimit. Natën e kaluar dy tragetet e linjës Durrës-Bari shtynë lundrimet për shkak të erës dhe detit të trazuar dhe u nisën mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë. Burime portuale bëjnë me dije se situata meteorologjike pritet të përmirësohet të shtunën.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ka dalë në terren dhe po punon për zhbllokimin e pusetave dhe normalizimin e kalimit në rrugë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco