Ishte shënjestër e atentatit, por humbi jetën fqinji i saj! Giovanna Nikolli reagon pas vdekjes së Themollarit! Ja çfarë shkruan...

Ishte shënjestër e atentatit, por humbi jetën fqinji i saj! Giovanna Nikolli reagon pas vdekjes së Themollarit! Ja çfarë shkruan...

13:54, 04/10/2024
A+ Aa A-

Giovanna Nikolli ka reaguar pas vdekjes së 29-vjeçarit, Enea Themollari, i cili humbi jetën gati 3 muaj pas shpërthimit me tritol në derën banesën ku ajo jetonte me qira së bashku me të motrën, Alda Nikolli.

Fqinji i saj, Enea Themollari ndodhej brenda banesës së tij, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut. Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua tek Trauma ku humbi jetën ditën e sotme (4 Tetor).

Image

Vetë Giovanna dhe motra e saj, Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit, nuk pësuan dëmtime pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.

Në një postim në TikTok, Giovanna Nikolli i shprehu ngushëllime familjes së viktimës.

“Ngushellime familjes se Eneas,, zoti ju dhent forc te perballoni kte dhimje Ju prehte shpirti ne paqe”, shkruan ajo.

Image

Shënjestra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco