Bashkëpunim politiko-mafioz, karabinierët operacion në Kalabri, 10 të arrestuar për një aferë të lidhur me Ndrangheta-n

Bashkëpunim politiko-mafioz, karabinierët operacion në Kalabri, 10 të arrestuar për një aferë të lidhur me Ndrangheta-n

12:02, 04/10/2024
A+ Aa A-

Dhjetë persona u arrestuan në Kalabri për një aferë të lidhur me “Ndrangheta”-n, të shkëmbimit elektoral politik-mafioz, në një operacion të karabinierëve të komandës provinciale të Crotones.

Akuzat janë gjithashtu për organizatë kriminale të tipit mafioz dhe vjedhje të rëndë me metoda mafioze.

Urdhri paraprak për dhjetë personat e përfshirë është dhënë nga gjyqtari hetues i rrethit Catanzaro, me kërkesë të DDA-së.

Tetë përfunduan në burg, dy të tjerët në arrest shtëpi.e Zonat e prekura nga arrestimet janë ato të Casabona, Scandale dhe Strongoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco