Shtyhet seanca për Haxhiun, apeloi dënimin me burg të përjetshëm

Shtyhet seanca për Haxhiun, apeloi dënimin me burg të përjetshëm

11:42, 04/10/2024
A+ Aa A-

U zhvillua seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi 'burg përjetë' në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe të Bujar Turkut.

E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa vjen përherë të parë në këtë seancë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Gjithashtu gjyqi ndiqet dhe nga babai i Haxhiut.

Dy gjyqtarë hoqën dorë nga çështja, Ilirjana Olldashi dhe Luljana Muço, pasi kanë shqyrtuar kërkesa të mëparshme.

Trupa e re do të përbëhet nga Florjan Kalaja, Saida Dollani dhe Ingert Pëllumbi.

Mbrojtja e Haxhiut ka kërkuar edhe heqjen dorë të prokurores Doloreza Musabelliu. Mbrojtja argementon se prokurorja ka konflikt interesi, pasi bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani ka deklaruar se Laert Haxhiu ka kërkuar ta vrasë Musabelliun.

Seanca shtyhet për në datën 9 tetor, ora 12:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco