Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka plagosur me thikë një tjetër të mitur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e 2 tetorit në Laknas, pas një sherri për motive të dobëta mes adoleshentëve.
I plagosuri është një 14-vjeçar, teksa ngjarja është fshehur nga shoku i autorit, një 16-vjeçar.
Si autori dhe 16-vjeçari janë nën hetim për ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
© SYRI.net